Intervistat e Bloconomy kthehen sërish me Sipërmarrës të nominuar në 40 under 40 në edicionin e dytë të këtij projekti.
Sot në interviste kemi Eviola Shehu, është themeluese e “Studio Ligjore Shehu”. Në vitin 2018, menjëherë pas licencimit ajo hapi studion e saj të avokatisë. Por në fushën e sipërmarrjes kjo nuk është iniciativa e saj e vetme. Ndërkohë që ndër vite ka ndërmarrë edhe iniciativat në vijim: Bioearthalbania, linjë dermo-kozmentike; Shitja online e markes “Rolex” në Shqipëri.
Njihuni me rrugëtimin e Eviolws në sipërmarrje.
- Eviola, si nisi rrugëtimi juaj në sipërmarrje?
Rrugëtimi nisi shumë rastësisht, e kam dëshiruar që në moshën 10 vjeçare që do të isha një ditë pjesë e sistemit të drejtësisë por jo që do të drejtoja një zyrë timen apo biznes. Kur kam filluar të punoj si asistente/avokate u dashurova me avokatinë dhe vendosa që ditën që do merrja licensën do kisha zyrën time. Sakaq, në saj të bashkëpunimeve që unë kam me të huaj, lindi dhe dëshira për të pasur dhe biznes tjetër shume ndryshe nga ajo çfarë kisha studiuar dhe përgatitur. E them me shaka mes miqësh që unë kam lindur për të bërë ndryshime dhe për të arritur këto synime duhet të nisja disa “rrugë” të ndryshme, në fusha të ndryshme.
- Cila është ajo aftësi/ skills që mendoni se ju ka bërë të suksesshme?
Mendoj që kësaj pyetje do i përgjigjej çdo person që më njeh mire apo ka bashkëpunuar qoftë një herë, do të thonin kokëfortësia dhe këmbëngulja ime për t’i shkuar punëve deri në fund. Nuk ka rëndësi sa kohë duhet të merrem apo të pres, çfarë unë kërkojë do përpiqem deri në fund ta arrijë pa u kthyer asnjë moment pas.
- Personi qe ka lëne me shume gjurme në rrugëtimin tuaj ne sipërmarrje?
Është pa dyshim familja ime, mbi të gjitha baba im. Çdo arritje, çdo sipërmarrje, që në hapat e mia të para dhe mendoj që në shkollë kam dashur të jem në gjendje të bëj tim at krenar. Për këtë arsye, është personi kryesor që ka lënë gjurmë dhe lë çdo ditë në rrugëtimin tim. Nuk ka ditë të jetës sime ku nuk përpiqem “ të marr pak” nga mënyra e tij të të punuari, arsyetuari, së pari gjërat dhe mënyra e tij të përballuari situatat e ndryshme në profesionin tonë. Çdo arritje ime ka pas saj dëshirën time të vetme, të krijoj imazhin që ka ai në profesionin e tij, në shoqërinë e tij dhe kudo.
- Ti kthehemi biznesit tuaj, Cili është avantazhi i produktit/ shërbimit që ju ofroni në treg?
Në zyrën tonë nuk bëhen kompromise ku mund të ndikojnë në imazhin tonë, në parimet tona dhe atë çfarë unë dua të sjell në treg fal zyrës sime dhe pjesëtarëve të saj. Mbi të gjitha, nuk premtojmë dhe jemi 100% transparent me çdo person që bëhet pjesë e zyrës qoftë dhe për një takim për konsultim për të cilat nuk tarifojmë asnjëherë. Konsultimi, këshillimi janë veprime minimale që mund t’i ofrojmë dhe personave që ndoshta nuk kanë mundësi ekonomike për përfaqësim ligjor por të paktën nga ana jonë nuk do t’i mungojë mundësia që të jenë të mirë informuar mbi procesin që duan të ndjekin apo hapat ligjore që duan të ndjekin, që të mos bien pre e mashtrime të panumërta në “tregun e avokatëve”.
Më tej nëse do të flisja për Bioearthalbania, ajo çfarë është filozofia e kompanisë mëmë italiane është “cilësia me e mirë, me çmimet më ekonomike”, në mënyrë që të mundet t’i provojnë pothuajse të gjithë. Bioearth nuk është thjeshtë një linjë bio dhe vegan, është një linjë e certifikuar, e testuar, cruelty free, si dhe janë formuluar sipas Protokollit të Hawaii në përputhje me dispozitën e parë dhe më kufizuese legislative për produktet diellore për mbrojtjen e ekosistemeve detare. Të certifikuar nga Aiab dhe miratuar nga www.ecobiocontrol.bio, kremrat kanë ndikimin minimal ne mjedis falë paketimit 100% të riciklueshem, të lehtë dhe kompakt të materialeve të aluminit dhe kartonit.
Më e preferuara ime pastaj, nëse do të flisnim për orat, ishte ëndrra ime që në Shqipëri të ishte një dyqan i afirmuar nga kompanitë “mëmë” të markave të luksit që ne bashkëpunojmë. Ne nuk shkojmë thjeshtë në dyqane ku mund të shkojë gjithsecili nga ne, ne bashkëpunojmë me furnitorët kryesor, ku kemi akses në çdo lloj modeli, të çdo koleksioni pa pasur nevojë “waiting list”, siç funksionojnë dyqanet.
Askush me para nuk kishte sjellë dot marka të tilla official apo të bënin eventin që realizova, moment për të cilën ende ndihem krenare.
- Dështimi juaj i fundit dhe dështimi më i madh?
Unë nuk e mendoj që mund të dështojë. Nuk quaj asnjë veprim dështim por mësim. Arritjen e pikave të vogla dhe të mëdha drejt një qëllimi e konsideroj si sukses. Unë e shoh suksesin si një proces ku sfidat më inkurajojnë t’i shikoj gjërat nga këndvështrime të ndryshme dhe të gjej zgjidhje kreative për problemet. Përballja me këto sfida më ndihmon të përparoj personalisht dhe në të njëjtën kohë, shpresoj të bëj përparim drejt objektivave që kam. Unë mendoj për suksesin jo për dështime.
- Eviola, në 5 vitet e ardhshme iniciativat/ vizioni juaj për të bërit biznes?
Çdo ditë unë mendoj çfarë të bëj diçka më shumë. Momentalisht kam një projekt shumë madhor për të cilin më duhet shumë studim dhe kohë në dispozicion për ta arritur. Ndaj mendoj që të sjell risi në vendin tonë, projekte që do kenë ndikim në jetën e gjithsecili prej nesh është vizioni im për të ardhmen.
- Cilën nga këto në vijim keni bërë/ nuk e keni bërë asnjë herë gjatë kohës që kam qene në biznes:
- Kam menduar të heq dorë nga biznesi në disa herë? Do e mendoja vetëm për avokatinë, ditën kur të jem në një pozicion më lartë se avokate.
- Kam marr vendime (biznesi) për të cilat jam penduar? Mendoj që çdo person ka marrë, por jo që të më kenë ndikuar negativisht.
- Shmang gjithmonë “nepotizmin” kur bëhet fjalë për të punësuar staff në kompani? Unë do të pranoja sugjerime nga çdo person për të pasur staff të ri, adhurojë të rinjtë dhe jo vetëm që kanë dëshirë për të punuar. Por, ekziston periudha provës që teston secilin prej nesh. Nëse nuk e kalon këtë periudhë, nuk do mund të kishim bashkëpunim dhe pse persona të afërt me mua do më kishin sugjeruar.
- Kam menduar ti kthehem kohës kur punoja “9 me 5”? Nuk do ishte kurrë mjaftueshëm për mua dhe synimet e mia për të ardhmen.
- Ja sugjeroj kujtdo sipërmarrjen VS Më mirë “9 me 5”? Studioni dhe bëhuni të zotë të vetes, të punoni 9me5 dhe të keni dhe sipërmarrjen tuaj, 24 or në ditë kemi të gjithë, asgjë nuk është e pamundur.