Ditën e djeshme datë 17 gusht 2022, u organizua online “panairi online i punës”
Institute of Human Rights and non-formal Education në bashkëpunim me BLOconomy, në kuadër të implementimit të projektit “ Youth 4 Wrk”, projekt i Financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë mbajtën këtë panair online.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin rreth 45 të rinj të moshës 14-29 vjeç si dhe përfaqësues të bizneseve të cilët prezantuan kompanitë dhe vendet e praktikave në bizneset përkatëse.
Disa nga bizneset pjesëmarrëse ishin: Aladini, BEA Print, TIDI group, Fare Impresa, ALG Group, Wood World Albania, Innvest Fund, etj
Nëse jeni i ri dhe në kërkim të një vendi punë / intershipi kliko në platformën në vijim për të aplikuar në vetëm 1 klik: https://work4youth.com/vende-vakante/
Në link-un në vijim ndiqni panairin online të punës: https://www.youtube.com/watch?v=8KJ9UGzZon8