
Institute of Human Rights and non-formal Education në kuadër të implementimit të projektit “ Youth 4 Work” në bashkëpunim me BLOconomy, projekt i Financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, organizuan ditën e djeshme trajnimin e dytë në temën “Sell me this Pen”.

Qëllimi i këtij trajnimi është që të rrisë kapacitetin e të rinjve pjesëmarrës në fushën e shitjes si B2B ashtu edhe B2C.

Pjesëmarrës në ketë aktivitet për fjalën e saj përshëndetëse ishte edhe znj. Enxhi Lipa, Koordinatore Programi “Rinia zhvillon Kapacitete”, Kongresi Rinor Kombëtar. @enxhi.lipa

Aktiviteti ishte interaktive dhe numri i pjesëmarrësve ishte 27 të rinj nga mosha 14-29 vjeç.
Pas përfundimit të aktivitetit të rinjtë u pajisën me certifikatë pjesëmarrje.