Institute of Human Rights and non-formal Education & BLOconomy në kuadër të implementimit të projektit “ Youth 4 work”, projekt i financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, organizuan ditën e enjte datë 23.06.2022 trajnimin e dytë “Labour Market Needs”.
Në trajnim morën pjesë 22 të rinj të cilët ishin në moshën 14-29 vjeç dhe patën mundësi të merrnin njohuri në lidhje me, soft skills që kërkohen në tregun e punës, si të japin një intervistë të suksesshme pune, “punët e së ardhmes”, etj.
Jemi shumë të lumtur të shohim të rinj të motivuar dhe me dëshirën për t’u përgatitur për të ardhmen e tyre.