RICIKLIMI I PLASTIKËS NË SHQIPËRI

Një qese plastike zakonisht mund të përdoret për vetëm 30 minuta, por do të duhen 500 vite për t’u dekompozuar. Plastika është rezistente dhe ka lakueshmëri të dukshme, për këtë arsye plastika ka arritur praktikisht nivele aplikimi ne çdo fushë. Biodegradimi që i bëhet plastikes i duhet 500 deri në 1000 vjet.

Mbetjet plastike urbane janë një nga kërcënimet kryesore për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve. Në vitet e fundit, sasia e këtyre mbetjeve është rritur dhe është kthyer një problem shumë serioz në vendin tone. Në Shqipëri grumbullimi i mbetjeve kryhet në masën 74% dhe vetëm rreth 18% të tyre reciklohen. Rreth 13% e këtyre mbetjeve janë plastike. Plastika e lënë në landfill nuk biodegradohet (e gjithë plastika që përfundon në landfill, nuk reciklohet), por shpërbëhet në copa të imëta që mund të shpërndahen në ujë dhe atmosferë, duke rrezikuar shëndetin publik. BE4 Waste advokon dhe fuqizon Bashkitë për të menaxhuar më mirë problemin e mbetjeve plastike, ndërgjegjëson komunitetin lokal mbi nevojën për të ricikluar mbetjet plastike dhe ofron një model funksional dhe të qëndrueshëm të diferencimit të plastikës,  përfshin Bashkitë dhe aktorë të ndryshëm të komunitetit lokal në mënyrë që mbetjet plastike të mos përfundojnë në kontenitorët apo landfillet përkatese.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se riciklimi i mbetjeve në Shqipëri ka ruajtur të njëjtën tendencë me rënie.

Grafiku 1. Mbetje urbane të ricikluara (Ton)

 

Burimi: INSTAT[1], 2021

Grafiku më sipër tregon ecurinë e shakalla e riciklimit të mbetjeve urbane (%) nivel vendi.

Në vitin 2016 u ricikluan 17.2% e sasisë totale, ndërsa në vitin 2015 u ricikluan 25,3%, në vitin 2014 21,6% dhe në vitin 2013 rreth 24,0%.

Shqipëria prodhon 1.5 milionë mbetje në vit dhe i duhen 120 euro për të trajtuar çdo ton të prodhuar (120 euro është kostoja e trajtimit në vendet e BE-së, kurse në Shqipëri për shkak të kostove të lira të punës, kostoja e riciklimit të mbetjeve përllogaritet rreth 80-90 euro).

Incenerim vs Riciklim / Riciklimi i plastikës

Përafërsisht 1.6 milionë njerëz në mbarë botën janë aktivë në industrinë e riciklimit. Së bashku, ata trajtojnë më shumë se 600 milionë tonë mbetje të riciklueshme çdo vit. Me një xhiro vjetore prej më shumë se 200 miliardë dollarësh, aq sa PBB-ja e shteteve si Portugalia, Kolumbia dhe Malajzia, sektori tashmë është bërë një nxitës kryesor për zhvillimin e qëndrueshëm.

Riciklim

1 ton plastikë kushton 200-250 euro, e mbledhur, e seleksionuar, e presuar që shkon te ricikluesi si lëndë e parë. Mbas riciklimit vlera 600-800 euro/ton. Nëse kthehet nga lëndë e parë në produkt, vlera varion nga 1200 – 2000 euro për ton. Një sasi e madhe eksportohet

Incenerim

1 ton plastikë për t’u transportuar deri në incenerim, 25-30 euro kosto për t’u grumbulluar + transportuar deri tek inceneratori, edhe tarifa e inceneratorit 30 euro për ton, duhen rreth 60 euro për të djegur 1 ton, për një ton 10 euro energji, 50 euro duhen paguar. Humb publiku dhe industria.

Kapaciteti për frymë në Shqipëri, 4 herë më i lartë se në Itali

Shqipëria është një ndër vendet me gjenerimin më të ulët të plehrave për frymë në Europë, por edhe të procesit të ndarjes së mbeturinave në burim. Niveli i ulët i zhvillimit industrial ka bërë që Shqipëria të gjenerojë 373 kg/banor mbetje në vitin 2016. Sipas INSTAT, në një kohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 480 kg/frymë, sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Nivel më të ulët të gjenerimit të mbetjeve se Shqipëria kanë Serbia, me 268 kg/frymë dhe Kosova, me 220 kg/frymë.

 

** Ky artikull u realizua në kuadër të projektit “Riciklimi i Plastikës para se të kthehet në Mbetje”, i mbështur nga LevizAlbania, një projekt i një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

 

[1] http://www.instat.gov.al/al/sdgs/konsumi-dhe-prodhimi-i-p%c3%abrgjegjsh%c3%abm/125-deri-n%c3%ab-vitin-2030-t%c3%ab-arrihet-zvog%c3%ablimi-i-ndjesh%c3%abm-i-prodhimit-t%c3%ab-mbetjeve-p%c3%abrmes-parandalimit-zvog%c3%ablimit-riciklimit-dhe-rip%c3%abrdorimit/1251-shkalla-e-riciklimit-komb%c3%abtar-sasia-n%c3%ab-ton-e-mbetjeve-q%c3%ab-riciklohen/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *