Kërkesa globale për materiale është rritur gjatë shekullit të kaluar, pas rritjes së qëndrueshme ekonomike në vendet e OECD, industrializimit të ekonomive në zhvillim si dhe rritjes së popullsisë botërore. Në nivel global, nxjerrja e lëndëve të para u dyfishua midis 1990 dhe 2017 (OECD, 2019)[1] dhe parashikohet të dyfishohet sërish deri në vitin 2060 ( (OECD, 2019 ). Për shkak të vëllimeve në rritje të përdorimit të materialeve, ndikimet mjedisore të lidhura me menaxhimin e materialeve parashikohen të dyfishohen në dekadat në vijim, me pasoja negative për shëndetin e njeriut, ekosistemet dhe ekonominë. Me përdorimin e më shumë materialeve, u krijuan gjithashtu edhe më shumë mbetje. Shkalla e riciklimit dhe rikuperimit të këtyre mbetjeve mbetet e ulët dhe një pjesë e madhe e tyre deponohet, ose “ciklohet” dhe përdoret si materiale me vlerë më të ulët.
Tendencat drejt urbanizimit dhe standardeve më të larta të jetesës do të çojnë në nivele veçanërisht të larta të përdorimit të materialeve në qytete. Deri në vitin 2050, 55% e popullsisë globale pritet të jetojë në zonat urbane (OECD/Komisioni Evropian, 2020[2] ). Tashmë, qytetet përfaqësojnë pothuajse dy të tretat e kërkesës globale për energji, prodhojnë deri në 50% të mbetjeve të ngurta dhe janë përgjegjëse për 70% të emetimeve të gazeve serrë. Në nivel global, konsumi i materialeve pritet të rritet nga 40 miliardë ton në 2010 në 90 miliardë ton në 2050, i nxitur kryesisht nga kërkesa për materiale ndërtimi në ekonomitë në zhvillim ( UNEP, 2018[3] ). Si të tilla, qytetet do të luajnë një rol kyç në kalimin nga një ekonomi lineare në një ekonomi qarkulluese. Qytetet kanë kompetenca të rëndësishme për efikasitetin e burimeve dhe ekonominë qarkulluese, si menaxhimi dhe riciklimi i mbetjeve, transporti urban, furnizimi me ujë dhe kanalizimet, përdorimi i tokës dhe planifikimi hapësinor. Këto shërbime shpesh menaxhohen në nivel bashkiak dhe harmonizimi i iniciativave kombëtare dhe ndërkombëtarë për efikasitetin e burimeve është i rëndësishëm për të avancuar drejt një ekonomie më qarkulluese.
Kriza e fundit e pandemisë COVID-19 dhe ndikimet tek ekonomitë e lidhura me to ka gjithashtu pasoja për përdorimin e burimeve dhe menaxhimin e mbetjeve.
Ndërkohë që rritja e konsumit të produkteve “u kufizua” në vitin 2020 për shkak të rënies ekonomike, paketat e mbështetjes (në disa vende) të rimëkëmbjes dhe investimet e lidhura me infrastrukturën ka shumë mundësi të çojnë në kërkesa shtesë për burime në të ardhmen e afërt. Implikimet në përdorimin e materialeve ka të ngjarë të varen nga shkalla në të cilën parimet e efikasitetit të burimeve merren parasysh në shpenzimin e fondeve stimuluese. Për më tepër, gjatë pandemisë, modelet e blerjeve të konsumatorit u zhvendosën dhe kërkesa u rrit për disa grupe produktesh (p.sh. ambalazhet për dërgesa dhe blerjet në internet ose pajisjet mbrojtëse personale një përdorimshme që kishin përbërje plastike), duke vënë presione shtesë në infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve. Shumë nga këto ndryshime në sjelljen e konsumatorit mund të jenë të përkohshme, por ekziston rreziku që disa mund të qëndrojnë për një afat të gjatë, duke ndikuar në kërkesën për materiale në afatgjatë.
Nëse shtetet nuk bëjnë përpjekje të mëtejshme në rritjen e efikasitetet të burimeve , mbyllja e qarqeve materiale dhe përmirësimi i menaxhimit mjedisor, vëllimet në rritje të përdorimit të materialeve do të shkaktojnë presione të rëndësishme mjedisore, duke përfshirë degradimin e tokës, emetimet e gazeve serrë dhe shpërndarjen e substancave toksike në mjedis. Meqë shumica e përdorimit të materialeve dhe gjenerimit të mbetjeve ndodhin në zonat urbane, qytetet dhe qeveritë kombëtarë dhe ndër kombëtare janë aktorë të rëndësishëm në këtë kontekst.
Në Shqipëri, metoda kryesore e menaxhimit të mbetjeve është depozitimi në landfill dhe hedhja e paligjshme. Ekziston gjithashtu një incenerator dhe vlerësohet se 10-18,5 % e mbetjeve bashkiake mblidhen për riciklim, kryesisht nga mbledhësit informal të mbetjeve, të cilët mbledhin mbetjet nga vend-grumbullimet. Nivelet e djegies për vitin 2019 janë më të ulëta se në vitet e mëparshme, me një reduktim nga 63 000 ton në 12 000 ton nga 2018 në 2019 (Eurostat, 2021).
Cilësia dhe sasia e të dhënave për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri është e ulwt. Të dhënat e mbledhura nga bashkitë dhe të gjitha kompanitë e licencuara të menaxhimit dhe riciklimit të mbetjeve raportohen çdo vit në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Nuk ka statistika të sakta për gjenerimin e mbetjeve; të dhënat dhe raportet bazohen në vlerësimet e bashkive dhe kompanive të riciklimit, me përjashtim të atyre pak bashkive që i çojnë mbetjet e tyre në një vendgrumbullim sanitar ose incenerator të pajisur me pajisje peshimi.
Grumbullimi dhe trajtimi i mbeturinave është me ligj detyrim i Bashkive. Bashkitë janë përgjegjëse për organizimin e shërbimeve të grumbullimit, transportit, trajtimit dhe asgjësimit, si dhe për ndërtimin, posedimin dhe funksionimin e qendrave të trajtimit. Bashkitë mund të zgjedhin ta ofrojnë vetë shërbimin ose ta nënkontraktojnë shërbimin me kompani private.
[1] http://www.env.go.jp/recycle/3r/initiative/en/index.html
[2] Interestingly, Geng and Doberstein (2008) feel the need to qualify their use of the term by saying “The terminology may not be very familiar to Western readers”, which shows that the phrase was not in widespread scientific use even in 2008.
[3] The European Committee for Standardization (CEN), the European Committee for Electrotechnical Standardization (CENELEC), and the European Telecommunications Standards Institute (ETSI).
** Ky artikull u realizua në kuadër të projektit “Riciklimi i Plastikës para se të kthehet në Mbetje”, i mbështur nga LevizAlbania, një projekt i një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.