Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes shpalli zyrtarisht të hapur thirrjen për grante për startup-e dhe lehtësues në datë 16 Maj. Një lajm i shumë pritur ky për të gjithë individët që janë pjesë e ekosistemit të Startup-eve.
Për të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë ,hapat janë këto:
1.Vetëdeklarohuni si Startup ose si lehtësues në portalin ealbania.
2.Pas logimit në sistemin e ealbania ju do të pajiseni me një pashaport si Lehtësues ose si Startup.
3.Në faqen zyrtare të ministrisë ju do te gjeni formularin e aplikimit të cilin duhet ta dorëzoni brenda datave 16 Maj-5 Qeshor 2022.(Formularin e gjeni Këtu)
4.Fituesit e grantit do të shpallen brenda 2 javëve pas mbylljes se aplikimeve.
Por cilat kategori mund të aplikojnë ?
Si lehtësues mund të aplikohet si :
-akademi,
-inkubator,
-bashki,
-organizues eventesh,
-arsim i mesëm apo profesional.
(Linku për formularin e gjeni duke klikuar KETU)
Si startup mund të aplikojë :
-cdo Startup në fazë fillestare,
-Startup-et me një eksperincë nga 0-1 vit,
-Startup-et me një eksperincë nga 1-5 vite.
(Linku për formularin e gjeni duke klikuar KETU)
Formatet e aplikimit do të plotësohen nga aplikuesi dhe së bashku me dokumentacionin
e kërkuar do të dërgohen me e-mail në adresën: startup@sipërmarrja.gov.al.Formatet e aplikimit dhe dokumentacioni i kërkuar duhet të jenë në formatin pdf dhe dokumentacioni i kërkuar duhet të jetë kopje e skanuar nga origjinali.Subjekti i e-mailit duhet të jetë: aplikim startup/lehtësues.Pas dërgimit me e-mail të aplikimit, aplikuesi do të marrë përgjigje nëpërmjet një emaili automatik, i cili do të konfirmojë marrjen e aplikimit
Për çdo pyetje apo paqartësi ,që sipërmarrësit apo lehtesuesit mund të kenë gjatë procesit të aplikimit ,mund ti drejtohen skuadrës së Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.