BLOconomy në kuadër të iniciativës “40 under 40” do të sjellë tek ju historitë dhe “NJË DITË SIPËRMARRËS” në version e shkruar. Sipërmarrësit e nominuar për listën “40 under 40” do të ndajnë me ju rutinën, zakonet, sfidat dhe rrugëtimin tyre në sipërmarrje. “40 under 40” është një iniciativë e ndërmarr nga Wood World Albania dhe BLOconomy.
Unë jam Valbona ,Project Koordinator i “40 under 40” dhe në këtë rubrikë sot do të njihemi me një sipërmarrës të ri në fushën e pasurive të patundshme, Denis Naska i cili është themelues i “Pata Real Estate”.
- Në një moshë kaq të re ju keni vendosur të bëheni pjesë e biznesit të pasurive të patundshme. Pse zgjodhët pikërisht ketë si industri për të investuar?
Arsyeja kryesore e hyrjes në këtë biznes ka qenë dinamika dhe fleksibiliteti që të ofron por jo vetëm, është një industri që të jep një mundësi shumë të lartë zhvillimi personal dhe nderpersonal si dhe të aftëson për përvetësimin e disa aftësive të cilat të shërbejnë në shumë industri të tjera. Normalisht duke marrë parasysh dhe mundësinë e madhe që të jep të investosh në pasuri të paluajtshme ku një nga shembujt është krijimi i apartamenteve për qera afatshkurtër (AirBnB).
- Cila është lidhja në formimin tuaj me industrinë në të cilën operoni?
Unë studioj aktualisht në Master Shkencor për Administrim Biznesi, formimi ndihmon në të përgjithshmen e kësaj industrie ,por jo aq në konsolidimin apo zgjerimin duke qenë se është industri shumë praktike dhe pak teorike — ndryshe nga sistemi arsimit në vend.
- Cilat janë disa prej sfidave që keni hasur në ketë industri, duke qenë se konsiderohet nga ato industri që ka tregun shumë informal, kërkon kapital të lartë, etj?
Sfida primare është barriera e moshës e cila të pengon ingranimin në këtë treg.
Por nuk është fokusi vetëm tek sfidat por dhe tek inovacioni në të cilin ne si sipërmarrës të rinj mund të kemi mundësinë të fokusohemi duke përmirsuar apo automatizuar më tej këtë si industri.
Përsa i përket kapitalit, Pata Real Estate ka nisur me shumë pak dhe në pothuajse zero kapital. Tregu të jep mundësinë e rritjes së ngadaltë me shumë pak kapital fillestar për aq kohë sa në lojë është motivimi dhe ambicia e duhur për të vazhduar.
- Denisi si një sipërmarrës i ri, a ka pasur “mentor” ose modele suksese në rrugëtimin e tij në biznes?
Mentor nuk do thoja që kam patur, por motivimi ka qenë kërkesa ndaj vetes për të patur fleksibilitet dhe liri të mjaftueshme në kohën time për të bërë një stil jetese ashtu sic unë ndjehem rehat.Paçka se ndonjëherë ka ngarkesë të tepërt dhe mbetet shumë pak kohë. Një nga pjesët më të bukura të kësaj industrie është që me kalimin e kohës të kthehet në një stil jetese dhe arrin në pikën ku nuk e konsideron më si punë por si një rutinë të bukur dhe të kënaqshme ditore.
- Pandemia ndikoi në të gjithë sektorët e pasurive të patundshme, duke i dhënë fund një situate të qëndrueshme që kishte mbizotëruar më parë. Si ndikoi kjo periudhë për biznesin tuaj i cili sapo kishte hedhur hapat e para?
Pandemia ishte një nga disfatat më të rënda që kemi hasur duke na cuar në pikën fillestare po prap, por jo për shumë kohë pasi pa përfunduar ende pandemia Pata Real Estate nisi rimëkëmbjen në bazë të një ristrukturimi të brendshëm i cili doli tepër i suksesshëm në bazë të devijimeve në tregun e punës dhe klientët.
Pata Real Estate është gjatë të gjithë kohës e fokusuar dhe e drejtuar nga risitë dhe inovacioni duke u përshtatur në cdo lloj forme ndaj nevojës së tregut—si dhe duke “eksperimentuar” në shumë drejtime të ndryshme për sa i përket industrisë imobiliare.
- Pata Real Estate tashmë është konsoliduar mjaftueshëm në treg. Në vizionin tuaj , si i shihni perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit tuaj?
Shtrirja në hapsira gjeografike brenda vendit ende të paprekura nga ne është një nga synimet tona afatmesëm si dhe krijimi i asteve dhe menaxhimi i tyre jo vetëm ndërmjetësimi i pasurive të paluajtshme.
- Për të gjithë ato lexues që janë frymëzuar nga historia juaj e suksesit gjenden në fillimet e tyre ashtu si JU, çfarë këshille do ti jepnit për të vazhduar rrugëtimin e tyre në rrugën e sipërmarrjes ?
Kjo industri nga ana ime është e sugjerueshme për këdo që ka qoftë dhe 4 orë boshe gjatë dites dhe rutinës së tyre, por jo gjithmonë është mirë të hysh në një industri të supozuar me fitime të mira pa patur synime të qarta për cfarë dhe ku do të arrish pasi është shumë e thjeshtë të rrëzohesh pa e kuptuar.Pasi është një industri e cila kërkon një përkushtim të madh dhe afat kohor të gjatë për të pikasur dhe kuptuar suksesin tënd.
Shumë faleminderit për kohën tuaj Denis! Ishte nje kënaqësi për mua që realizuam këtë intervistë frymëzuese për lexuesit e BLOconomy.
Për të ndjekur podcastin e plotë të Denis Naska të klikoni në linkun në vijim: https://youtu.be/mTR0Ncb6zFI