Getoar Hoxha: “Kurrë mos ndaloni së punuari për ti bërë ëndrrat tuaja realitet.”

BLOconomy në kuadër të iniciativës “40 under 40” do të sjellë tek ju historitë dhe “NJË DITË SIPËRMARRËS” në version e shkruar. Sipërmarrësit e nominuar për listën “40 under 40” do të ndajnë me ju rutinën, zakonet, sfidat dhe rrugëtimin tyre në sipërmarrje. “40 under 40” është një iniciativë e ndërmarr nga Wood World Albania dhe BLOconomy.

Unë jam Valbona ,Project Koordinator i “40 under 40” dhe në këtë rubrikë sot do të njihemi me një sipërmarrës të suksesshëm nga Kosova por që ka kaluar territoret e të bërit biznes për në Shqipëri dhe përtej oqeanit. Ai është Getoar Hoxha, co-founder i Endodontic Dental Studio.

1.Si ka lindur pasioni juaj për stomatologjinë Getoar? Ka qenë gjithmonë një dëshirë e juaja që të studionit në këtë fushë apo e kuptuar që ishte profesioni që ju përshtatej më vonë gjatë studimeve?

Pasioni im për stomatologjiëe ka filluar qysh në moshë të re, saktësisht në shkollën e mesme. Që në atë kohë mendoja që e gjithë bukuria e njeriut fshihet pas buzëqeshjes së tij, e normalisht jam ushqyer me këtë mendim deri në momentin kur zgjedha drejtimin e studimeve, e cila cdo herë do ishte Stomatologjia. Edhe po të kthehem pas, cdo herë do zgjedhja njëjtën.

2. Në një moshë kaq të re ju keni vendosur të bëheni pjesë e botës së biznesit.Cilën konsideroni sfidën më të madhe me të cilën ju është dashur të përballeni?

Të vendosësh të bëhesh pjesë e botës së biznesit në moshë të re e aq më tepër  një fushë që nuk ka qenë deri tani aq me interes duke u neglizhuar dhe të tentosh të edukosh njerëzit se sa e rëndësishme është fusha që ti po e promovon është njëra ndër sfidat më të mëdha që kemi kaluar të jemi sot këtu ku jemi.

3.Në rrjetet tuaja sociale ju shpesh herë vendosni të ndani copëza nga dita juaj me ndjekësit tuaj. Cila është rutina juaj si sipërmarrës dhe cilat janë ato “zakone të mira” që ju mendoni se ju kanë ndihmuar për ta ndjekur këtë disiplinë?

Suksesi për të arritur një punë sa më të mirë padyshim është disiplina dhe konsistenca. Dita është shumë e gjatë dhe ne kemi shumë kohë në dispozicion dhe normalisht koha nuk duhet humbur. Unë preferoj që të zgjohem herët, kur them herët mendoj orën 04.30 e mëngjesit cdo ditë, kështu duke pasur kohë të shijojë kafen e mëngjesit të bëj palestër pastaj duke pasur kohë më shumë për të reflektuar me veten time në lidhje me jetën dhe punën në përgjithësi më ndihmon jashtzakonisht shumë që qëllimet mija të bëhen shumë të qarta e rrjedhimisht e kam shumë më të lehtë të punoj për realizimin e tyre.

4.Ju keni vendosur që Endodontic Dental Studio ta themeloni së bashku me një partner në biznes tuaj. Përveç ndarjes së riskut , çfarë “fshihet” pas kësaj zgjedhje tuajën për të bërë biznes?

Kisha fatin që të takojë një njeri si bashkpartneri im tani në biznes, po e them këtë se ne të dy njihemi tash e 5 vite gati dhe krejt kjo filloi ndryshe kur unë fillova së pari të punoj në klinikën e Dr.Besartit në Pejë dhe mikpritja dhe mësimi i shumë e shumë gjërave nga ai më bëri një version më të mirë të vetes sime, dhe për atë i jam përherë falenderues për cdo gjë që ka bërë,e që tash ajo marrëdhënie na u kurorzua me hapjen e Endodontic Dental Studio në Prishtinë si bashkpartner. Të jesh pjesë e ekipit dhe të mendosh të funksionosh si ekip është ai virtyt i cili duhet të na instalohet të gjithëve si shoqëri sepse nuk thuhet kot bashkimi bën fuqinë e këtë e kemi provuar më së miri në të dy së bashku.

5.Së fundmi ju jeni duke zhvilluar një sërë trajnimesh në Kosovë por edhe në Shqipëri. Madje në podcastet tona ju jeni shprehur se dëshironi të krijoni dhe një mini-akademi tuajën. Në cfarë faze jeni momentalisht në ketë iniciativë tuajën të re?

Për krijimin e akademisë ne jemi të përkushtuar në maksimum në atë drejtim dhe njëra nga pikat startuese është pikërisht kurset individuale që i mbajmë në Endodontic Dental Studio ku persona të tjereë që kanë interes mund teë shohin botën e endodoncisë nga afër e që rrjedhimisht është nisma e krijimit të një koncepti të till. Duhet shumë e shumë punë dhe përkushtim në atë që dëshirojm të arrijmë mirëpo jemi në rrugën e drejt vetëm se nuk duhet ndaluar. Jemi shumë të kënaqur me interesimin kaq të madh të shumë kolegëve për një fushë si kjo e që është baza e një stomatologjisë të mirëfillt. Modulet e kurseve qe i ofrojm janë ditore dhe javore ne varësi të interesit, janë kurse relativisht intensive dhe kërkojnë shumë përkushtim si nga ana jonë gjithashtu edhe nga ana e kursantit.

6.Në Kosovë padyshim që Endodontic Dental Studio për shërbimet që ofron, konsiderohet një risi në fushën e stomatologjisë. Cili ështe vizioni juaj për të ardhmen ?

Padyshim vizioni ynë kryesore është që të ngritet vetëdijsimi për rëndësinë që ka fusha e endoncisë, këtë po e them se duhet punuar si në komunitetin e stomatologëve gjithashtu edhe në pjesën tjetër të popoullatës. Po shprehem kështu sepse asgjë nuk duket dhe nuk funksionon më mirë se sa një dhëmb natyral, dhe se cdo intervenim tjetër pas humbjes së dhëmbit natyral është më i mundimshëm dhe më i kushtueshëm për pacientin. Me avancimet në tekonologji dhe medikamente sot bota e endodoncisë është dhe mund të jetë  dhe më shumë e parashikueshme për rezultatet që jep, kjo është e dëshmuar tash e sa vite edhe në botën perëndimore. Dhëmbi nuk duhet nxjerrur ,dhëmbi duhet ruajtur.

7. Për të gjithë ato lexues që janë frymëzuar nga historia juaj e suksesit dhe duan të futen në rrugën e sipërmarrjes, cila është këshilla qe ju dëshironi të jepni ?

Kurrë mos u ndalni së ëndërruari dhe së punuari për ti bërë ëndrrat tua realitet.Përkushtim dhe punë cdo ditë edhe nëse duhet të punoni më shumë se 12 orë në ditë qëllimet tuaja duhet të jenë më të forta se sa lodhja nga puna. Cdo gjë është e mundshme nësë dëshiron të arrish !

Shumë faleminderit për kohën tuaj Getoar! Ishte nje kënaqësi për mua që realizuam këtë intervistë frymëzuese për lexuesit e BLOconomy.

Për të ndjekur podcastin e plotë të Getoar Hoxhës të klikoni në linkun në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=gwac_MXwZMg&t=1s

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *