Egli Haxhiraj : “Disiplina do të të cojë në nivele që motivimi nuk do të çojë asnjëherë.”

Unë jam Valbona , koordinatore e projektit “40 under 40”, iniciative e marrë nga Wood World Albania dhe Bloconomy.al.

Kjo është intervista ime e parë ndaj jam shumë e lumtur të kem të ftuar sipërmarrësin e suksesshëm Egli Haxhiraj themelues i “Fare Impresa”.

Fare Impresa”, operon në dy shtetet, në Itali dhe në Shqipëri. Gjithashtu Egli shërben si avokat i kompanive ndërkombëtare dhe personazheve të famshëm të botës së medias dhe spektaklit, ndaj shpesh është cilësuar si “Avokati i Vipave”.

   1.Si ka nisur karriera juaj Egli ? Studimet në fushën e drejtësisë ka qenë ajo që keni dashur të investoni kohën tuaj apo ishte një profesion që kuptuat që e donit me kalimin e kohës?

Unë kam qenë shumë i qartë se cila ka qenë karriera që doja të ndiqja . Që i vogël rreth moshës 15 vjeç dëshiroja te bëhesha avokat dhe për mua ishte vërtet një ëndërr. Ishte diçka që unë e dija ,kisha një lloj predispozicioni për literaturën juridike, lexoja libra, shikoja filma, në fushën e juridikut dhe gjithmonë e kam pasur të qartë se çfarë doja të bëja. Kur mbusha 18 vjeç ishte momenti që duhej të zgjidhja dhe unë zgjodha juridikun pa asnjë mëdyshje. Vendimi për tu shkolluar në Itali ishte zgjidhje jo pak e lehtë sepse normalisht universiteti ka qenë shumë herë më i vështire sesa këtu përpos dhe largimi nga familja dhe vështirësitë e përshtatjes në një vend të huaj.

2. A ka qenë e vështirë për ju të rriteni profesionalisht në një vend të huaj ?

Po ka qene e vështirë sepse nga ana e ekonomisë dhe e momentit historik kur unë u diplomova nuk ishte periudha më e duhur duke qenë se kishte një krize botërore, ajo e 2008 ku Italia po përjetonte një goditje ekonomike. Karriera ime nisi duke bërë praktiken në një zyre ligjore dhe pas disa muajsh vendosa te kthehesha ne Shqipëri dhe ta vazhdoja karrierën time si avokat këtu. Normalisht kthimi ka qene i vështire, por unë kam pasur një guxim të hekurt që më ka ndjekur gjithmonë në jetë dhe më ka tërhequr të jem sa me shume kërkues nga vetja të mësoja sa me shume tek vendi ku fillova dhe karriera ime realisht ka lindur ne Shqipëri. Në studion ku fillova pata fatin të gjeja një mentor si zoti Maks Haxhia që është kryetari i dhomës se avokateve i cili me ka udhëhequr ne fillimet e mia.

 

3.  Sot fatkeqësisht shohim një trend gjithmonë e më shumë në rritje për tu larguar nga Shqipëria në drejtim të vendeve të Europës, ndërkohë që ju pas disa viteve jeni kthyer përsëri në Shqipëri . Çfarë të bëri të ktheheshe sërish “vendin e shqiponjave” ,sic e quani dhe ju?

Ajo që më bëri të kthehesha ishte oportuniteti më i madh që vendi ynë kishte për të dhëne. Në atë kohë ishte dhe një program i qeverisë shqiptare që quhej Brain Game ose tërheqja e trurit të shqiptareve që kishin mbaruar jashtë vendit. Ky ishte një program që më shtyu të kthehesha nga ana formale, megjithatë familja ime jetonte në Shqipëri dhe ishte një shtysë tjetër e fortë. Unë nuk dëshiroja që ta zhvilloja karrierën time larg familjes pasi doja t’ju gjendesha pranë edhe në një moment krize si ajo e 2008. Qëllimi im parësor ishte prania e një oportuniteti më të madh për dike si unë që të realizonte ëndrrat e tij në një mënyre sa më të shpejte në vendin ku kam lindur.

4. Studio juaj ligjore “Fare Impresa”, është goxha e suksesshme në tregun vendas por jo vetëm. Cilën konsideroni si sfidën më të madhe të sipërmarrjes tuaj që prej themelimit?

Zakonisht thonë që kompanitë krizën më të madhe e kanë në 5 vjeçarin e parë. Le të themi që dhe në krizën e kemi pasur në vitet e para sepse në Shqipëri, siç shume veta e dinë, të paktën ata që janë sipërmarrës se është shume e vështire të gjesh punonjës të kualifikuar që të adoptojnë misionin e kompanisë. Unë që kur e kam themeluar Fare Impresa kam pasur një mision dhe një vizion të caktuar që të mund të kalonte periudha afatshkurtra. Kjo ka qenë kriza që ka pasur Fare Impresa në një moment të jetës së saj. Pikërisht ,mosbesimi nga ana e disa punonjësve te misioni dhe vizioni im dhe braktisja e Fare për të gjetur diçka më të mirë, që është komplet legjitime dhe unë e suportoj ketë gjë. Nuk është e thëne që punonjësi duhet të kuptojnë vizionin e një themeluesi. Nga ana tjetër ka qene e vështire për mua sepse do të duhej ti zëvendësoja këta punonjës me persona të tjerë që nuk ishin të trajnuar për të punuar tek Fare Impresa. Sfida më e madhe ka qenë ajo me punonjësit e cila besoj se është fituar pasi tani studio ka një skuadër mjaft të mire trajnuar që kanë kohe tek Fare Impresa dhe janë tanimë të konsoliduar.

 

5. Egli në podcastet tona ju keni thëne se “ciklet e biznesit janë të lidhura ngushtë edhe me investimet që sipërmarrësi ka zhvilluar tek vetja dhe tek mënyra e të menduar dhe të bërit biznes”. Thënë kjo, ju si sipërmarrës në cilin cikël “biznesit” e shikoni veten tuaj.

Kur kam thëne atë, kam pasur parasysh edhe cikle formale të parashikuara nga Kyosaki i cili është një autor shume i njohur nga sipërmarrësit që ka shkruar nja libër i cili titullohet “Babai Pasur dhe Babai i Varfër”. Shume sipërmarrës e kane si pike reference dhe mua në fillimet e mia më ka ndihmuar shume. Kyosaki ka një kualifikim me 4 nivele ku klasifikohen të gjithë njerëzit. Niveli pare është ai I punonjësit, niveli I dyti profesionisti, niveli I treti businessman dhe niveli katërt sipërmarrësi. Unë mund të them pa frike që I kam kaluar të gjitha këto hallka, duke filluar nga punonjës në zyra avokatie të rëndësishme në Tirane , qoftë edhe profesionist kur hapa zyrën time. Tani e shoh veten si një sipërmarrëses i cili vendos jo vetëm kohen dhe Know How e vet, por edhe kapitalin e kohen e njerëzve të tjerë që e thonë. Studio jone tani është me vërtet një pike referimi për shume nga sipërmarrësit e huaj që jetojnë në Shqipëri dhe një faktor kyç e determinues ne ekonominë e investimeve të huaja në vendin tonë. Nivelin tim e shoh midis të tretit dhe të katërtit të Kyosakit. Unë jam një sipërmarrës aktualisht, por qëllimi im është të kaloj shume shpejt si investitor. Kalim ky i cili është shume I vështire sepse vete sipërmarrësi duhet të eliminojë shume nga Mind Set që ka krijuar gjate punës së vet dhe këto Mind Set është vështire ti ndryshosh sidomos kur kane qëlluar të njëjtat që të kane sjelle një faze të suksesshme të jetës tende. Megjithatë është e nevojshme qe çdo nivel kërkon një përgatitje te re, një mind set të ri dhe një mënyre të re të menduari. Nuk mund te shkosh në një nivel më të larte të jetës tende në rast se ti merr me vete mënyrën e vjetër të të menduarit dhe vepruarit. Pra çdo nivel i jetës tende kërkon një person të ri, me një vizion tjetër me disa ideale të tjera, know how të tjera dhe disa sakrifica te tjera. Realisht pas çdo ngritje te nivelit ti bën upgrade aftësitë e tua dhe merr benefite te reja e më të mëdha, gjë e cila kërkon një sakrifice më të madhe nga për tja dale. Kërkon më shume durim,investim,fokus dhe te sakrifikosh kohe nga jeta jote personale dhe tja dedikosh business-it akoma dhe me shume. Megjithatë (reward-i) pra ajo çka ti merr kur behësh investitor është pikërisht lirimi i kostove personale pasi investitorët nuk investojnë me kohen e tyre por investojnë paratë në Idetë e Business-it.

 

6. Ka “legjenda urbane” që citojnë ritualet ditore të një sipërmarrësi të suksesshëm që na: librat që duhet të lexojnë, të jeni “morning person”, etj. Si është dita juaj si sipërmarrës?

Atëherë unë në literature kam hasur shpesh artikuj të ndryshëm ku njerëz të cilët janë shume të pasur të zakonisht kane secili një rutine të veçantë në zgjimin e tyre. Le të themi qe kjo gjë ka krijuar një mit dhe ti ke të drejte kur thua legjenda urbane sepse shume sipërmarrës i marrin në mënyrë shabllon këto teknika. Unë me mendoj qe është diçka personale duke qene se secili nga ne ka një ritëm të ndryshe, metoda të ndryshme sesi funksionon metabolizmi i tij dhe qofte produktshmeria. Unë jam një person që kam më shume prodhueshmëri dhe fokus ne orët e natës dhe aty më vjen kreativiteti më i larte, pjesën e ditës në mëngjes unë i fokusohem organizimit. Është një shprehje shume e bukur që thotë: “Disiplina do të të çojë në nivele që motivimi nuk do të të çojë asnjëherë”. Ka shume njerëz që përdorin vetëm motivimin për të arritur objektiva, por fatkeqësisht disiplina është ai elementi kyç që pastaj hap te gjitha dyert e disa niveleve që motivimi nuk do të mundet ti hap asnjëherë, ndaj që unë jam shume dakot me ketë shprehje dhe mendoj që mëngjesi kërkon disipline, kërkon një pune konstantë me veten. Thëne kjo pasi truri jone është një organ që kërkon vazhdimisht gjera të reja dhe arrin të shpërqendrohet lehte nga detyrat që duhet të bëj. Ky shpërqendrim është detyre e çdo sipërmarrësi I cili duhet të jete super i organizuar si për veten e tij nga ana personale si dhe skuadrën që ka në përgjegjësi që të jene të organizuar. Unë kam një ritual shume të thjeshte te cilin e quaj “morning routine” pra rutina e mëngjesit me të cilin arrij që mendjen time ta programoj për të qene sa më produktiv atë dite dhe për tu fokusuar në punën dhe sfidat e ditës që kemi. Unë kam një tekst të parashkruar i cili quhet Vision Board pra bord vizioni ky shkruaj objektivat e mi në long-term, pra objektivat ne makro të cilat janë goals që unë duhet te arrij. Nga ana tjetër vizioni im apo identiteti kush jam unë dhe kush është fare impesa e për çfarë jemi në treg, qellim ky i cili me shfaqet sapo zgjohem. Ekziston një teknike qe quhet NLP( Neuro- Linguistic Programming) që shume autore të ndryshëm në bote i referohen, një nga ata është dhe Tony Robbins me të cilin kam ndjekur disa kurse dhe i kam lexuar disa libra. Tony Robbins sugjeron qe mëngjesin sipërmarrësi në veçanti duhet ta nise me shprehjen e disa affirmation pra disa afirmime të cilat kane të bëjnë me identitetin e tij se kush është ai, me vizionin dhe me goals që ai do të arrije. Këto afirmime do të shërbejnë për ta sjelle trurin në fokusin e gjerave që duhet të beje, të cilat ndoshta i ka lenë mënjane ose i ka kaluar në plan të dyte. Unë kam disa affirmation që janë të shkruara të cilat i lexoj çdo mëngjes.Pasi i lexoj kaloj në organizimin e ditës time që behet me programin Trello i cili është një program organizativ me te cilin shikoj dhe kontrolloj te gjithë punën e skuadrës time dhe organizoj axhenden time ditore. Në Trello aktivitetet e mia i ndaj në ketë mënyre: e filloj me gjerat më të rëndësishme qe duhet të bëj atë dite, pra ato që duhet të keni prioritet të veçantë. Filloj me to duke I programuar, caktuar oraret, check list se çfarë duhet bere dhe rendin kronologjik e më pas kaloj tek ato me pak urgjente. Kjo është një mënyre e thjeshte, por shume efikase për të bere gjerat më të rëndësishme në fillim dhe pastaj ato me pak prioritet.

 

7. Fare impresa, e ka pasur vitin 2021 një vit shumë të suksesshëm. Cilat janë planet tuaja për 2022 si sipërmarrës? A keni planë të investoni në ndonjë biznes apo industri tjetër?

Fare Impresa ka pasur një vit 2021 shumë të suksesshëm për shkak se kemi kaluar disa sfida dhe kemi marre disa klientë shume të rëndësishëm. Unë mendoj se për vitin 2022 me Fare Impresa jemi gati qe te shkojmë ne nje nivel pak me te larte duke qene se edhe vete situata e sektorit ku ne jemi, pra i konsulences ligjore dhe fiskale ka pësuar një ndryshim thelbësor që është ai I përdorimit të teknologjisë me të avancuar për sistemet elektronike të mbajtjes së kontabilitetit të cilët e kane eliminuar hedhjen manuale të të dhënave. Ne 2022 do pozicionohemi ne pjesën më të larte te piramidës përsa i përket konsulences se pastër. Gjetja e sistemeve duke respektuar ligjin ,rregulloret e duke gjetur hapësira që klientët tanë të kenë avantazhin maksimal të zbatimit të atij ligji Kjo mendoj do të na diferencoje nga shume konkurrentë në treg por edhe të fokusohemi tek “High Ticket Clients” pra tek ata klientë që janë korporata, SHA të mëdhenj që duan të investojnë shuma të konsiderueshme në vendin tone me të cilët është gjithmonë një nder të bashkëpunosh. Pervec reward-it ekonomik qe merr studio është edhe ai I emrit I cili konsolidohet në tregun vendas. Fill pas finalizimit me sukses të projektit të fiskalizimit viti 2022 si një vit totoleshit elektronik na dërgon drejt sfidës së re të kalimit nga nje sektor konsulent kryesisht data entry ne nje sektor te konsulent në majë të piramidës, Strategy Analysing.

8. Një këshillë për ata të rinj që lexojnë këtë intervistë dhe duan ti futen rrugës së sipërmarrjes?

Sipërmarrja është me te vërtete një aktivitet që të jep reward shume te madh, por qe kërkon gjithashtu sakrifica te mëdha. Nëse dikush nuk është i gatshëm ti beje keto sakrifica atëherë sipërmarrja nuk është për ta. E them ketë sepse shume të rinj dhe të reja sot e shikojnë sipërmarrjen paksa te veshur me atë mantelin e shkëlqimit, si diçka cool që behet në vende të ndryshme te botes, pra shohin vetëm atë pjesën e suksesit majën dhe nuk shohin atë pjesën tjetër te ajsbergut pra atë punën titanike që ti duhet të bësh për ta arritur atë sukses. Në ketë këndvështrim do thoja që nëse dikujt i pëlqen sipërmarrja duhet të dije që ajo është një proces i vazhdueshëm dhe nuk është një arritje e menjëhershme. Ne rast se ti nuk bie në dashuri me procesin atëherë nuk do të jesh asnjëherë i suksesshëm. Ky proces përmban investime ,sakrifica ku ti mbjell atë farën tende dhe pret qe te dalin frutet. Në qoftë se shohim shembujt në natyre fruti është gjeja e fundit që del nga pema. Frytet e sipërmarrjes vilen të paktën dy deri në tre vite nga themelimi i saj. Këto vite të para janë shume te vështire plot sfida dhe sakrifica dhe nëse ti nuk je në gjendje ti përballosh e ti pëlqesh këto sfida atëherë nuk quhet sipërmarrje. Diçka tjetër që do ju kërkoja atyre që duan të bëjnë sipërmarrje është të përveshin mëngët dhe të punojnë konkretisht sepse shume kane vetëm atë reward ne mendje pra unë dua te ndërtoj një kompani ta çoj ne një pike dhe pastaj ta shes apo të financohem nga një fond. Shumica janë fiksuar pas një ideje por që atë ide nuk duan ta vazhdojnë dhe ta bëjnë realitet. Besoni ne vetvete, guxoni dhe punoni sa me fort si të ishte gjithmonë fillimi i një udhëtimi të shume ëndërruar dhe çdo gjë mund të realizohet.

Shumë faleminderit për kohën tuaj Egli ! Për mua të paturit mundësinë për të të intervistuar ishte një kënaqësi dhe privilegj.

Për të ndjekur podcastin e plotë të Egli Haxhiraj klikoni në linkun në vijim:  Kliko ketu

                        

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *