Në një kohë kur “të të kuptojnë” është e vështirë

Kur isha fëmijë e dija që do të ishte e vështirë të arrija shumë gjera, por jo që kur të “rritesha” do e kisha të vështirë të kuptohesha!

E dija që do të ishte e vështirë të ndiqje nje universitet, të gjeje një punë pasi kishe përfunduar studimet, të nisja një biznes timin, këto në të 20-at e mi me dukeshin gjerat më të vështira pa e pasur ende në dorë atë “copën e kartonit të diplomës”. Karton që vërtetonte “gocën ekselente” e cila mendonte se dyert e çdo institucioni po prisnin atë…eheee, po si jo 😉

Eh, edukimi të rrit me idealizma ndërkohë që jetojmë në një vend ku realiteti të përplas derën fytyrës.

Por pas eksperiencave të para të punës e kupton që, as kartoni i diplomës nuk të bën punë në një vend ku “e ke të vështirë të të kuptojnë”. Ku gjenden mes kolegësh që flasin por veprimet e tyre bien në kundërshtim me mendimin. Nuk e kuptoj!

Nuk ma merrte kurrë mendja që pasi të “rritesha” të më kuptonin do ishte e vështirë. Ti flet, për një “ëndërr tënde”, dhe të vjen si shuplak fytyrës “ca thua aman, ca i ke këto mendime”.

Shpesh dëgjon zëra të ndryshëm që të thonë : “pse qesh kaq shumë”, “qesh me pak”, “pse kaq serioze”, “pse sillesh si e rritur”, “pse sillesh si fëmijë”, “kur do rritesh ti”, “boll na bëre moral, “po na trego pak më shumë nga jeta”..etj

Dhe ti je e ngecur ndërmjet dilemës “të flas apo të mos flas”. Jo, jo e ke gabim nëse dilema është “TO BE OR NOT TO BE”. Jo, ka ndryshuar pasi ekzistenca jote varet edhe nga sesa ti flet por mbi të gjitha sesa duan të të kuptoj.

E dija që gjerat do të ishin të vështira, por të më kuptoni?! Oh common, më thoni çfarë kompromisi duhet të bëj me jetën që të më kuptojnë? Të flas më pak, të flas më shumë apo ti lë njerëzit të lumtur “në atë vorbullën e vet të të jetuarit” ja ashtu kuturu. Apo të vazhdoj të kuptoj të tjerët se ndoshta, diku, dikush në të ardhmen e largët mund të flas të njëjtën gjuhë si ty, atë të mos u kuptuarit

Nuk e di nëse jam unë në habitatin e gabuar, apo ky nuk është vendi i duhur, ose më qartë akoma “ndoshta unë jam njeriu i gabuar”.

Në këtë dilemë të një të hëne të ftohtë nëntori, më thoni çfarë kompromisi duhet të bëj me jetën që të “kuptohem”, at least one time .
Po ty a të kuptojnë, apo jam i vetmi “jo normal”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *