A duhet të kemi frikë nga “shteti”?!

Një profesori im në universiteti thoshte gjithmonë: “ekonomia informale në masë ta caktuar, ndihmon ekonominë…”

Thënë kjo, sot pas mandatit të tretë (dhe duke punuar për të katërtin) në Durrës kanë nxjerr me dhjetëra policë për të mos lejuar shitësit ambulant të shesin (si gjithmonë në mënyrë informale). Situate kjo pas vitit të vështirë për turizmin, siç ishte 2020 ku pati rënie të turizmit.

Po ju sjell vetëm disa fakte të rëndësishme për turizmin për vitin 2020. Gjatë këtij viti pati rënie të numrit të turistëve me 58% krahasuar me një vit më parë. Humbja e këtij sektori vlerësohet të jetë rreth 400 milion euro. Ky sektor vitin e kaluar nuk pati mbështetje për bizneset të cilat ishin në këtë sektor. I vetmi suport që i është dhënë, ishte si i çdo sektori tjetër duke mbështetur me “pagën e luftës” (shumë koncept komunist po ca ti bëjmë, nuk na pyetën kur i vendosën emërtime siç nuk na pyesin për çdo gjë tjetër). Ky sektor, ka edhe nivel të lartë informaliteti, pasi është sektori i cili operon në vetëm 3-muaj (i referohem këtu turizmit bregdetar) dhe “mban veten” 9 muajt e tjerë me të ardhurat që gjenerohen gjatë këtyre 3-muajve.

Po mirë, supozojmë se shitësit ambulant që shesin në plazh (që të them të drejtën sikur edhe na janë mësuar veshët ti dëgjojmë duke thirru; pije freskuese, nescafe, redbull…” ) nuk duhet të shesin më në mënyrë informale. Më përgjigjet dot dikush këtyre pyetjeve:

  • Pse nuk ka pasur njoftim që shitës të tillë nuk do të lejohet të shesin më në sezon turistit? Ta bënin njoftimin që në janar 2021 (para zgjedhjeve) që këta individ të dinin si të vepronin, si të regjistrohen për të operuar në shitje, etj.
  • Sa është pagesa e papunësisë nëse këta persona regjistrohen si të papunë në zyrat e punës? A mbulon kjo pagesë kostot minimale të jetesës së një individi/ familje (nuk po them për pagesën e ujë dhe drita, se akoma si kemi harruar premtimet elektorale të shek. XX) por që një familje të jetoj dhe të mos i “dhëmb koka” në fund të muajit sesa ka shkuar lista e blerjeve me lek borxh tek marketi i lagjes

Shpesh dëgjoj që “turizmi” është sketor prioritar, është sektori i cili do të ketë shumë vëmendje në mandatin e tretë. Përveç se dhjetra konferenca që bëhen  në emër të turzimit “që bien në vesh ta gabuar”, une skam parë të behët gjë për turizmin këto kohë?

A quhet kjo një mbushje e arkës pas “kostos së lartë që pati mandate i tretë” apo një masë për të ulur informalitetin?

Por ajo që më shqetëson më shumë është tek dëgjojë të rinj të thonë “ka dal shteti(policët) rrugëve duke vendosur gjoba duhet më pas kujdes”.  

A duhet me pas frikë nga “shteti”?!

I njëjti profesor në universitet thoshte: Shteti bashkë me “krimin” duhet pasur frik, si jo. Ndërsa “shteti”, praktikisht duhet të ketë frikë nga qytetari.  

Ndërkohë që hedh sytë nga porti ende nuk shikoj asnjë investim nga “sheiku i Arabisë Saudite” për ta kthyer portin e Durrësit në “portin” e “ëndrrave”.

Pushime të  mbara edhe rikujtoj që vazhdon ora policore deri në 23:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *