SAGA e të bërit sikur (part II)

Në këtë vendin tonë të dashur ke frikë të dalësh nga shtëpia  se të përplasin në fytyre derën, dritaren, murin, të gjuajnë më tulla kokës deri sa të sigurohen që fija e fundit e motivimit të brendshëm që ty të mban gjallë të ketë vdekur në ty….dhe kur e kuptojnë që edhe ajo pak fije motivim dhe shprese që të kishte mbetur, vdiq, atëherë lëshojnë një rënkim sadisfaksioni se duket sikur e mbaruan edhe sot atë synimin e tyre për të cilën dolën nga shtëpia.  –“Ahhh, perfect iku edhe kjo punë…”

I ke parasysh ata persona që dalin nga shtëpia me synimin për t’ju shkatërruar ditën të tjerëve, ja të tillë janë edhe këta njerëz.  

Ku i ndeshim, që të dimë të mos shkojmë aty?- do pyesni ju

I gjen gjithandej, por pa merak se edhe nëse nuk i rastis ti rrugës e sigurt që do të gjejnë ata mundësinë që të të ndjekin nga pas deri sa të ta vrasin qelizën e fundit të motivimit dhe atë një fije shpresë që të ka mbetur.

Dhe theksoj duhet të kesh një motivim të brendshëm të hekur, nga ata që nuk thyhet lehtë që t’ju bësh ballë situatave të tilla, se në të kundërt të vdesin qelizat që në takimin e parë të mundshëm.

I gjen rrugës për nga liqeni duke të thënë “Po mirë moj vajzë, pse kshu ecin njerëzit nga liqeni, ku ecën me kokën aq lartë sikur kë çliruar trotuarin”? Ti e shkreta je duke ecur si njeri normal që do të shkarkoj pak nga ajo ngarkesa negative e ditës, e javë që sapo ka nisur…

I gjen në rrjetet sociale, ah se harrova këtu i ke më lopatë të madhe, siç do thoshte  popullsi, se i ke të kategorive të ndryshme me profile falco, me profile reale, i ke të ndara në klane. Siç zgjohen në mëngjese dhe janë me synim:

“He moo, kujt do ti shkatërrojmë ditën sot”

Dhe rastësisht ti mund të jesh preha e tyre…

I ke në dyqane, ku ti mban radhën tënde si njeri të presësh për të blerë, dhe të kalon një grua e super veshur aty dhe të shikon me indiferentizëm se ti ke dalë më rrobat e shtëpisë për të bërë blerje.  

Dhe, sipas argumentit të saj, koha jote vlen më pak se koha e saj se ajo e ka me të shpejt dhe të kthehet “eh goce kam 50 vite unë këtë lagje, e di ti…” Ndërkohë ty as që të intereson fare sesa vite apo shekuj ka ajo aty, nëse duhet të pres në radhë le të pres në radhe, që kur radha qenka në bazë të vjetërsisë në të cilën ti jeton në lagje? Pyes për një shoqen time ndaj…

Pastaj, të shpeshta i ke në ambiente të përbashkëta pune, ku shikon që të përplasin jo derën por karrigen, tavolinën, dhe çdo mjet tjetër që mund t’ju gjendet nëpër duar…

Dhe në fund pas 3 tullave, 2 karrige dhe një PC që të kanë përplasur në kokë të vjen edhe një përgjigje “Të lutem, mbaj qëndrim profesional ndaj çdo reagimi…”

Në cili kod, nen ose pikë të Kodit të Punës “dhuna verbale” është e legjitimuar?  Nëse njihni ndonjë jurist të na bëjnë interpretimet se ne ekonomistët nuk marrim vesh nga këto punë.  

Dhe ti shikon, shikon, vëzhgon, dëgjon, analizon dhe nuk e kupton  nëse e gjithë kjo ka ndodhur nga “përdhunim që sistemi ju ka bërë njerëzve”, nga mungesa e vëmendjes, nga prezenca e paaftësisë së theksuar, apo ju keni ndonjë arsye tjetër?

Unë  e kam të vështirë ta identifikoj…  

Ndërkohë që sa herë që “më plaset ndonjë tullë kokës” me vjen në vëmendje fjalimi i Steve Jobs në diplomimin në Stanford University : “Sometimes life hits you in the head with a brick. Don’t lose faith.” ( full video here)

Faith?! Po c ‘besim zeza aman, besimi ka vdekur këtu.

Besimi ka vdekur kur ti kupton që të futesh në një vend të mirë pune, dikush duhet të thotë “një llaf të mirë për ty” dhe ai “llafi” mund të jetë në cash, në zarf ose me transfert bankare me përshkrim “dhurim nga një shok që të do të mirën…”

Ta dijë Steve Jobs, që në këto anët tona besimin e abortojnë që pa e sjellë në jetë dhe ska nevojë as për tullë e as për gurë për ta vrarë ose humbur atë.

Do e mbyll këtë ndarje eksperience/ mendimi me ju me një pjesë të poezisë së interpretuar nga Mirush Kabashi – Ah moj demokraci  pak të përshtatur:

E ç`t`iu them për Shqipërinë?
E gjeta apo më gjeti,
me gurin e Sizifit mbi shpinë?
Tek bëj të çaj dallgët e jetës me vështirësi,
se që kohë na u ngritën këmbët dhe na u bënë kokë,
mi krodhën e bukës na ranë dhëmbët,
m`be më sot, m`be me xhepat trokë,
SHPRESAT DUKE I BËRË ABORT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *