Tema e TAP është një diskutim shumë koherent kohët e fundit pasi ka pasur disa ndryshime në lidhje me vetdeklarimin si dhe përfshirjen e personave të dy ose më shumë punësuar në Shqipëri.
Taksa mbi të ardhurat personale në Shqipëri është taksë progresive sipas niveleve në vijim:
- 0 – 30,000 lek është zero%
- 30,001- 150,000 lek është 13%
- Më shumë se 150,001 është 23%
Ky progresivitet për vitin 2020 është zbatuar edhe për personat të cilët janë të dy ose më shumë punësuar duke future kështu në këtë fashë të tatimit mbi të ardhurat personale edhe personat që mund të bëjn dy punë të ndryshe dhe secila prej tyre me pagë minimale.
Barra e këtij tatimit bie kryesisht mbi individët të cilët kanë të ardhura nga paga dhe jo nga forma të tjera të të ardhurave. Ndaj dhe parë në makro të jep përshtypjen e një tatimi jo të drejt dhe jo të barabartë.
Këtë teme ne e kemi trajtuar me z. Fatmir Kazazi nga Kazazi Consulting duke u fokusuar tek;
- Eficenca në mbledhje e secilit prej sistemeve të TAP ( I sheshti ose progresiv)
- Pesha e TAP në të ardhurat e buxhetit të shtetit
- Nëse ka shpenzime të zbritshme nga TAP
- Efektet e shtyrjes nga vetdeklarimi I TAP
- Krahasimi me rajonin, etj
Për më shumë ndiqni videon e plot në vijim