Më mban një fije e hollë shprese në këtë vend

Më mban një fije e hollë shprese në këtë vend, tek sa shikoj të tjerët të ikin.

Teksa shikoj që, brezi im ka humbur shpresën se ky vend “ do të bëhet një ditë”. Teksa dëgjon të rinj të të thonë “ nuk bëhet filozofi me stomakun bosh. Do iki”.

 Dhe une pyes veten, po Fishta, Migjeni, etj si kanë arritur të bëjn “filozofi”, rezistencë dhe sjellin  ndyshime, kaq shumë “të ngopur” ishin ata?!

Më besoni, më mban një fije e hollë shprese në këtë vend. Se ku i dihet, ne që kemi mbetur do duam të bëjm ndryshime. Më sakt, ne që kemi mbetur do na lejojnë të bëjmë ndryshime. Në këtë vend kaq të vogël me moshë mesatara gjithmon e më të madhe.

Ky vend, gjithmon e më shumë tingëllon si një vend i varfër por me qendra qytetit të rregulluara, me “kulla” të larta, me parqe të betonuara, me njerëz që duken bukur por kanë “ëndrra të vrara”, pa shprese dhe të ardhme të pasigurt. Dhe nuk po flas për pasigurinë që ka sjellë pandemia këtë vit, por flas për pasigurin e këtyre 30 viteve  të ashtuquajturës demokraci.

Më mban pak në këtë vend, teksa shikoj të rinj të tjerë të bëjn valinxhet gati dhe të ikin për një jetë që ndoshta, ndoshta…edhe mund të jetë më e mirë.

Më besoni, jam duke e mbajtur fort këtë fije të hollë shprese që mos të këputet, nga dera e parë që përplaset në fytyrë sa herë që ti shikon një mundësi përtej saj.  

Sa herë që ti propozon ide, mendime dhe të gjitha këto bien në “vesh të shurdhër”,  jo se nuk e dinë vlerën e shtuar të asaj që ti beson, por sepse kjo do ti lëvizë “ata” nga ajo e “të bërit sikur”. Janë mësuar të qëndrojnë në një ujë të ndenjur, dhe ju e dini se uji  i ndjenjur (që nuk ushqehet nga një burim) një ditë do të mbajë erë. Sic mbajnë erë ata që kanë vendosur për vite e dekada të qëndrojnë në një vend pa lëvizur, pa përmirësuar vetën dhe duke ju përfunduar cikli. Por jo ata janë aty, nuk pranojnë të ndryshojnë, nuk të lën as ty të japësh kontributin tënd të vogël për të përmirësuar sado pak gjerat.  Uff, si Miti i Sizifit po më duket e gjithë kjo histori.

Po mundohem, të kujdesem shumë për këtë fije shprese të hollë që më mban në këtë vend se nuk dua të këputet, se dua të qëndroj. Kam  një fije besimi që ky vend “do të bëhet një ditë”. Por jo, nuk duan ata që quhen “njerëz”, ata janë i gjithë problemi në këtë histori.

Më mban një fije e hollë shpresë në këtë vend, asnjë gjë më shumë.

Por, kam frikën që ndërsa koha ikën dhe unë ndërtojë “kështjellë ditë dhe natën ajo rrënohet”, thjesht do humbas kohën për të kontribuar në një ndyshim në gjëra që nuk duan të ndryshohen.  

Po të rinjt e tjerë cfarë i mban në këtë Shqipëri?

Asnjë gjë! Kanë mbetur pak të tillë në këtë të voglën tonë Shqipëri. Shumë prej tyre zgjohën të ikin, zgjodhën më të mirën për vetën. Nuk besoj se ky quhet egoizëm?!

(Monolog) Ehaaa moj Blerina dhe ti më këto idet e tua “për të bërë ndryshime, ik o goce shiko punën tënde. Ti që do të bësh sikur je ndryshe, sikur vetëm nga ty varet cilësia….ec o goce bëj sikur, ec o plotësoje atë dreq raport se na duhet për letra, mbyll komjuterin se vajti ora. Hajde se do vijm përsëri nesër të përsërisim veten dhe versionin më të shëmtuar të historisë”

Iku dhe një ditë, një tjetër muaj dhe shumë vite…

Nuk e di nëse do ketë ndonjë gjë që do më mbaj në këtë vend, se fijen e hollë të shpresës po na e këputë sistemi i vjetër nën petkun e të ashtuquajturës “demokraci”.   

Po ty ctë mban në këtë Shqipëri?!

6 Replies to “Më mban një fije e hollë shprese në këtë vend”

  1. Ne rradhe te pare t’ju pershendes e t’ju Uroj shendet..!
    Ne rradhe te dyte ti jap fuqi asaj fijes qe te mos keputet kurre..
    Me dilemen te kthehem mos te kthehem mora rrugen nje pranvere ( kur Ju kishit zyre aty ne kat te pare pa u hapurr akoma mire Instituti i Konfucit ) por s’qe e thene t’ju takoja ..kjo per histori .
    Endera e çdo emiganti nuk eshte tjeter veçse te behet Shqiperia ashtu siç jane shumica e shteteve Europiane ..
    Jo se eshte vone tani por nuk dua te shtoj mesataren e moshes negativisht 😔
    Ju UROJ TJU DEGJOHET ZERI DHE TE SHIKONI NJE DITE ATO QE BESONI TE BEHEN RREALITET..!

  2. ndihem sikur e kam shprehur unë këtë…
    për fat të keq nuk kemi gjetur ende zgjidhje.
    nuk bëhemi dot një dorë e mirë e ta diskutonim pa pagesë si një klub idesh pasditeve… ndoshta nuk do gjenim zgjidhje, por përgjigje të strukturuara të disa pikëpyetjeve…

  3. Mirmengjesi..shpresoj filli i fundit mos te keputet kurre .
    Çdo emigrant jeton me shpresen se nje dite do kthehet te kontriboje per vete e per te tjeret . Ne 2013 -ten e bera nje perpjekje kur ju kishit zyrat tek Instituti Konfuci por s’qe e thene t’ju takoja..tani vetem mesataren e moshes do shtoj (negativisht ) .
    Une jam perkrahes i thenies ” Amerika eshte ne vendin tend ” teorikisht se praktikisht nje e thene dhe nje e bere i ndan nje mal i tere .!
    T’ju jap edhe une urimin e rradhes SUKSESE E MBARESI NE ATO QE BEN NE JETEN TUAJ..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *