Tërmeti, virusi dhe turistët e munguar…

Aladini.al: “Mënyrë e re të jetuarit”
May 12, 2020
Show all

Tërmeti, virusi dhe turistët e munguar…

Është  një nga ato ditët në dallgë sot në detin gri, dielli del rrallë vetëm për të nxjerrë ndonjë rreze tek tuk, dhe era te shpërndan mendimet.

Në një qytet si Durrësi, alternativat për të shkuar diku tjetër në një ditë të tillë janë të pakta.

Kam një javë që çdo ditë shikoj me vëmendje, numrin e çadrave të zëna në zonën ku bej plazh dhe mesatarja e rreshtave të mbushur me turiste është 4 deri ne 5 rreshta nga 15 rreshta që ka ky sektor.

Trishtim, eee…?

E di, e di do thoni ju filloi kjo të flas për ekonominë.

Kur ra tërmeti, së pari menduam se kur do mbaronte.  Ato ditët e gjata të nëntorit do dukeshin sikur nuk kishin fund. E kam shkruajtur edhe në një postim tjetër që qyteti ato ditë dukej i shkretë, si një qytet qe e kishte zënë gjumi, një qytet që nuk i dihej se kur do të zgjohej. (lexo linkun këtu)

Pallatet  e rrezuara përtokë me kujtonin e ato filmat fanta-shkence në Netflix kur sapo kishte kaluar “vdekja” dhe nuk kishte njerëz në horizont. Shikoje njerëz (ata pak që ishin) që pas çdo lëkundje mblidhni rrobat dhe spostoheshin për në një qytet tjetër.

Pak sapo, mbaroi katastrofa e pare nuk kaluan as 3 muaj dhe covid19 u bë kryefjala e çdo problemi.

Bota ka parë edhe më herët katastrofa të tilla që kanë shuar popullsinë. Një ndër më të mëdhatë ka qenë “Vdekja e zezë”.  “Vdekja e zezë” në vitin 1346 mbërriti në qytetin-port Tana, në gjirin e lumit Don mbi Detin e Zi. E transmetuar nga pleshtat që jetojnë në minj, murtaja u soll nga Kina nga tregtaret që udhëtonin përgjatë Rrugës së Mëndafshit. Në vitin 1348 ajo u përhap në Francë dhe Afrikën Veriore deri në skajet e Italisë. MURTAJA ZHDUKU RRETH GJYSMËN E POPULLSISË SË GJITHË ZONAVE QË AJO GODITI. [“Pse dështojn kombet”, page ]

Sot që flasim, numri i personave që kanë humbur jetën ne krahasim me numrin e personave që janë prekur nga Covid-19 është 3.7%?  

 A janë shifrat e sakta? Duke qenë se jemi përballë faktit që nuk kemi burim alternative për të zbuluar vërtetësinë e shifrave, jemi të detyruar të besojmë në vërtetësinë e shifrave që na ofrojnë. (por kjo s’na heq të drejtën të kemi hije dyshimi mbi çfarë na thuhet)

A është ky vetëm një grip?

Nëse do të ishte vetëm një grip (si gjithë të tjerët) pse duhet “të mbyllej bota” përballe një gripi që do të kalojë?  

Sipas statistikave pandemi të tilla histori ka parë dhe më herët, disa prej të cilave janë ende aktive por që kanë mjekimet përkatëse;

  • Kolerja, sipas WHO çdo vit vdesin  21 000 deri në 143 000 persona në të gjithë botën pwr shkak të infektimit;
  • Ebola, e cila për herë të parë u zbulua në vitin 1976. Shkalla e vdekshmërisë ndaj të prekurve ishte 50%.
  • SARS (2003), dhe që kishte pak a shumë të njëjtat sintoma si të një gripi të stinës dhe niveli i vdekshmërisë në raport me numrin e të infektuarve ishte 3%.  [WHO, 2020]

E nëse kthehemi në Shqipëri, gjatë kohë së karantinës u ndie shumë fakti që populli ( ai që nëpërmjet votës zgjedh qeverinë) të kishte pak besim te ndihma që qeveria do i jepte atyre në situata të tilla krize.

Në ditët e karantinës, nuk na mjaftonin hallet nëse të ardhurat do na mjaftonin deri në muajin tjetër, nëse familjarët tanë do vazhdonin të kishin punë, nëse sezoni i ri turistik do vazhdonte të ishte si më parë por duhet të “përtypnim” edhe propagandën politike që na bëhej në media dhe social media.

Do thuash ti “fike atë dreq TV”!!  Po përveç media, librave dhe ato pak minuta në breg të detit (sa na lejonte “shteti”) alternativat për tu informuar dhe relaksuar ishin të pakta.  

Ato paketat e famshme ekonomike, reagueshmërinë ndaj problemit e kishin muaj me vonesë. Nëse unë humbisja punën në shkurt do e merrja mbështetjen nga shteti në prill ose maj, ( që shumë të tillë humbën punën dhe disa të tjerëve ju përgjysmua paga) se kush do me ushqente mua në muajin shkurt dhe mars…?!  

Le te mos flasim për paqartësinë e institucioneve nëse individi ose biznesi X përfitonte nga njëra paketë apo nga tjetra. Një amulli e tmerrshme informacioni.  

Këdo që pyesja më thoshte “Blerina nuk e dimë akoma, e sigurt qe Ai (kryeministri) do dal nesër ne facebook të na jap ndonjë informacion më të qartë”

Booo propagand, edhe informacioni tashme ishte në duart e një individi… Që për hir të vërtetës batutat i ka perle. Por a mbahet “shpirti i një populli” vetëm me batuta?!

Sot jemi  5 gusht 2020.

Durrësi u goditë  2 herë nga fatkeqësi “natyrore”, e para tërmeti dhe e dyta pandemia.

Në më pak se një vit, sot ndihma qe kemi marr për të përballuar krizën ishte minimale, për të mos thënë aspak…

Në muajin qershor 2020 numërohen 164 782 shtetas të huaj që kanë vizituar Shqipërinë për pushime/ turizëm, rreth   72.% më pak sesa e njëjta periudhë një vit më parë.  Të gjitha këto janë të ardhura të munguara për biznesin në sektorin e turizmit.  [INSTAT, 2020]

Bizneset e vogla, po vdesin… efektet e kësaj krize që po kalon sot turizmi do ndihen në shtator e më pas.

Më e keqja është që ende nuk ka një zgjidhje…

Këto ditë, secili prej nesh po jetoj vetëm për të mbijetuar duke shpresuar që ky i ashtuquajturi “vetëm një grip” do kalojë shpejt dhe pa pasoja të tjera.

Deri atëherë, unë po numëroj këto 40 turist që janë në këto 5 reshta çadrash ku 70% e tyre kanë marrë “bukë me vete” duke ulur konsumin dhe duke çuar ekonominë drejt greminës.

Nëse ky është “realiteti i ri” s’mund të përdorim mjetet e vjetra për të gjetur zgjidhjen….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *