CILAT JANË SËMUNDJET NGA TË CILAT HUMBASIN MË SHPESH JETËN SHQIPTARËT?

Si të përgatitet një mësim për platformat mësimore online
March 23, 2020
Aladini.al: “Mënyrë e re të jetuarit”
May 12, 2020
Show all

CILAT JANË SËMUNDJET NGA TË CILAT HUMBASIN MË SHPESH JETËN SHQIPTARËT?

Money and stethoscope to illustrate the cost of health care

Pandemia që ka prekur vendin, por edhe botën, na ka vendosur në pikëpyetje të mëdha në lidhje me jetën që na pret kur e gjithë kjo situatë të mbaroj (gjithmonë me shpresën se do të mbaroj një ditë ose më saktë që do të mbarojë shpejtë).

Gjatë kësaj kohe janë hedhur hipoteza në lidhje me imunitetin e popujve të ndryshme ndaj COVID19, secila prej tyre është “thjesht një dëshirë ” për të parë “një dritë në fund të tunelit”.

Ndërkohë që presim lajmet e orës 12:00, sesa do të jetë numri radhës, sesa teste do të jenë bërë sot, se çfarë masash do të merren për ditën e nesërme, etj ne mund të reflektojmë për sëmundjet më të shpeshta që i kanë bërë shqiptarët të humbasin jetën ndër vite.

E di, mund të mendoni që ne ekonomistët i trajtojmë keq njerëzit, i trajtojmë si numra, një më shumë një më pak. Po me gjeni një indikator tjetër sasior dhe mund ta zëvendësoje…

E meqenëse folëm për shifrat, në vijim paraqitet grafikisht ecuria e numrit të vdekjeve në Shqipëri në 5 vitet e fundit.

Grafiku 1. Vdekjet sipas grup moshave ( >50 vjeç), 2014-2018

Burimi: INSTAT, 2019

Siç vihet re edhe nga grafiku, ka një rritje të numrit të të vdekurve në pothuajse nga secila prej grup moshave më sipër, duke kaluar nga viti 2014 në vitin 2018. Më sipër nuk janë marr në analizë grup moshat para moshës 50 vjeç , duke qenë se qëllimi i këtij shkrimi është të analizohet vdekshmëria tek mosha e tretë.

Ku bazuar në përkufizimin e Organizatës Botërore të Shëndetit, koncepti i moshës së tretë ka vlerë numerike të ndryshme në varësi të vendit, por përgjithësisht moshë e tretë nis në moshën 50-vjeçare sipas OBSH-së.

Viti 2015 karakterizohet nga një numër më i lartë i personave që kanë humbur jetën në grup moshat 70-74 vjeç  dhe 75-79 vjeç krahasuar me vitet e tjera. Viti 2017 ka numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën në grupmoshën mbi 84, krahasuar më vitet e tjera.

Po cilët janë arsyet më të shpeshta për të cilën shqiptarët humbasin jetën?

Figura 1. Katër shkaqet kryesore të vdekjeve të shpërndara sipas grup sëmundjeve, 2018

Burimi: INSTAT, 2018

Tre nga arsyet kryesore se pse shqiptarë humbasin jetën janë “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” (53%), nga “Tumori (17%) dhe “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” (17%).  

Po, nëse flasim për COVID 19, çfarë thonë statistikat për Shqipërinë?

Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri nga COVID19 është 46.6 vjeç. Më të prekur më shumë nga ky virus në Shqipëri janë meshkujt në krahasim me femrat. Në Shqipëri deri më tani janë kryer rreth 8028 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 766 persona. Ku statistikisht rreth 9.5% e të testuarve rezultojnë të prekur. Deri më tani, nga Covid19 janë deklaruar 31 persona që kanë humbur jetën. Ndërsa rreth 4% e të prekurve kanë humbur jetën deri më tani.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *