Banka Qëndrore Europiane jep 750 milionë euro në krizën ndaj COVID-19

Pse 90% e startup-eve dështojnë?
January 19, 2020
Si të përgatitet një mësim për platformat mësimore online
March 23, 2020
Show all

Banka Qëndrore Europiane jep 750 milionë euro në krizën ndaj COVID-19

Covid-19 është kthyer në një betejë me të cilën po përballen pjesa më e madhe e vendeve në të gjithë botën. Efektet e këtij virusi përveç se janë efekte shëndetësore, është e rëndësishme të theksohen edhe efektet ekonomike të tij.

Vende të ndryshme kanë dalë me paketa fiskale për të lehtësuar barrën që ju bie qytetarëve. Ndërkohë që sot pritet edhe paketa që qeveria shqiptare do marr për të lehtësuar bizneset, individët, ekonominë, etj. Pak ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Z. Sejko, lajmëroi se do të ketë një shtyrje të kësteve të kredive për 3-muaj në mënyrë të tillë që mos të krijohen radhë në banka, por dhe mbi të gjitha për të fokusuar shpenzimet e individëve tek konsumi (në kushtet aktuale të karantinimit).  

Por çfarë vendimi ka marr Banka Qëndrore Europiane në kuadër të Covid-19?

Banka Qendrore Europiane do të ndërmarrë një plan prej 750 miliardë eurosh për të ndihmuar tregjet gjatë pandemisë së COVID-19.

Në njoftimin zyrtar BQE thekson:

“Këshilli Drejtues i BQE-së është i përkushtuar të luajë rolin e tij në mbështetjen e të gjithë qytetarëve të eurozonës gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht sfiduese. Për këtë qëllim, BQE do të sigurojë që të gjithë sektorët e ekonomisë të mund të përfitojnë nga kushtet mbështetëse të financimit që u lejojnë atyre të përballojnë këtë tronditje. Kjo vlen njësoj për familjet, firmat, bankat dhe qeveritë.”

Për njoftimin e plotë lexoni këtu.

1 Comment

  1. Like!! Great article post.Really thank you! Really Cool.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *