Pse 90% e startup-eve dështojnë?

Shumë sipërmarrës mendojnë se janë duke krijuar diçka të madhe por në realitet 90% e tyre dështojnë.

Po ti që po lexon këtë nuk je një prej tyre, apo jo? 😉

Për të arritur   sukses, sipërmarrësit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj sfidave në mënyrë të tillë që mos të bëjnë të njëjtat gabime që kanë bërë të tjerët. Në këtë shkrim shpjegohen arsyet se pse startup-et dështojnë dhe disa sugjerime sesi mund të silleni përballë situatave të tilla.

#1 IDE E MIRË, BIZNES I KEQ

“Idet janë të thjeshta. Implementimi është i vështirë”
Guy Kawasaki

Një nga arsyet kryesore se pse bizneset dështojnë është se sipërmarrësit mendojnë që një ide e mirë është e mjaftueshme për të të siguruar sukses. Ata mendojnë se duke pasur një ide të mirë, klientët “do t’ju luten” për këtë produkt/ shërbim. Por sigurisht që kjo nuk ndodhë.

Mos jini shumë të “dehur nga suksese” vetëm nga fakti që keni arritur të gjeni klientin tuaj të parë, duhet të bëni të kundërtën duhet të mendoni mbi modelin tuaj të biznesit.

#2 TREGU NUK KA INTERES PËR IDEN TUAJ

Për fat të keq, shumë sipërmarrës harrojnë një aspekt të rëndësishëm në hapat e hapa të zhvillimit të produktit: ata nuk kuptojnë plotësisht qëllim e produktit të tyre, për cilin janë duke e krijuar këtë produkt, çfarë problemi zgjidh ky produkt dhe a to të jetë mundur që ky produkt të hidhet në treg?
Kërkimi i varfër i tregut sjellë keqkuptim në tregun e synuar dhe si rezultat nuk ka kërkesë për produktin.

#3 SFIDA ME GRUPIN E PUNËS

“Sekreti për të punësuar personat e duhur është: shikoni për personin që do të ndryshojë botën”
Marc Benioff, CEO i Salesforce

Një nga sfidat më të rëndësishme që hasin startup-et është të zhvillimi i grupi të punës. Statistikat  tregojnë se 23% e startup-eve dështojnë për shkak të grupit të gabuar të punës.

Disa nga problemet me grupin e punës janë:

  • Mungesa e eksperiencës teknike;
  • Menaxhim i gabuar;
  • Mungesa e njerëzve;
  • Komunikim i gabuar.

#4 MONETARIZIMI

Është shumë e rëndësishme për një startup të ketë një strategji të qartë të monetarizimit në të kundërt kompania do të ketë probabilitet të lartë që të dështojë.

Për më shumë klikoni në linkun në vijim: https://rubygarage.org/blog/reasons-why-startups-fail

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *