Qëllimi i këtij aktiviteti është që të mbledh së bashku të rinj nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me qëllim nxitjen e sipërmarrjes dhe mbështetjen e sipërmarrësve të rinj me know how dhe mbështetje financiar.
Ky aktiviteti është menduar që të zhvillohet në tre ditë intensive ku sipërmarrësit e rinj do të kenë mundësi të marrin trajnim paraprak në lidhje me:
- Planin e biznesit
- Planin marketing
- Parashikimet financiare
- Shitje
- Pitching, etj
Aktiviteti do të ketë në panelin e tij 5 sipërmarrës/ akademik të cilët do të bëjnë vlerësimet e sipërmarrësve të rinj.
Ky aktivitetin zhvillohet nën sloganin “nga sipërmarrësit për sipërmarrësit”.
Thënë kjo filozofia e zhvillimit të aktiviteti është në bazë të mbështetjes financiare që japin sipërmarrësit e suksesshëm për sipërmarrësit e rinj.
Shqipëria është një vend që numrin më të madh të sipërmarrësve janë SME ( sipërmarrje t ë mesme dhe të vogla) ndaj dhe ne synojmë që të nxisim sipërmarrësit e rinj për ta parë sipërmarrjen si një mundësi potenciale punësimi për themeluesit por mbi të gjitha për të nxitur punësimin edhe të personave të tjerë.
Kur: 29-30-31 maj 2020
Ku: Tiranë
Kush mund të aplikojë: çdo i ri që ka një ide biznesi
Fee e aplikimit:
Early bird tickets: 15 euro personi / 30 euro grupi
Normal tickets : 25 euro personi/ 40 euro grupi
Për çfarë konkurrohet:
- Vendi i parë 100 000 lek të reja
- Vendi i dytë 6 muaj këshillim në PR dhe marketing
- vendi i tretë, 6 muaj falas internet nga një kompani fikse
Early bird tickets mund të porositen deri më datë 20 shkurt 2020
Normal tickets mund të blihen brenda datës 29 mars 2020
Nëse edhe ti je një i ri që ke një ide biznesi kjo është një nga mundësit për të aplikuar.