Lidhja që ekziston ndërmjet korrupsionit në sektorit publik dhe dëmeve nga tërmetet

Do e nis këtë shkrim me shprehjen që besoj këto kohët e fundit e keni dëgjuar shpesh: “Tërmeti nuk vret njeri, ndërtesat e pasigurta vrasin njerëz”.

Ndërkohë që studime të shumta kanë evidentuar efekte të ndryshme negative që mund të ketë korrupsioni i administratës publike. Disa studime tregojnë se niveli i lartë i korrupsionit në administratën publike sjellë uljen e nivelit të investimeve në vend si dhe të investimeve të huaja direkte gjithashtu. Disa studime të tjera evidentojnë faktin se vendet me nivel më të lartë të korrupsionit marrin më pak ndihma të huaja sesa vendet më nivel më të lartë korrupsioni.

Tërmetet nuk mund të parashikohen por cilësia e ndërtimit në një vend është një indikator i cili mund të kontrollohet dhe të ndalohet në rastin e një cilësie të ulët. Korrupsioni i lartë në sektorin publik ka probabilitet të lartë që të nxisë ndërtimin e rrugëve jo cilësore, pallateve të pasigurta, ndërtesave të dobta, etj. Këto të fundit, në rast të ndonjë tërmeti me magnitudë të lartë sjellin dëme shumë të larta si në humbje jetë njerëzisht ashtu edhe në dëme në të mira materiale.

Po cili është niveli i Korrupsionit në sektorin publik në Shqipëri?

Për të matur nivelin e korrupsionit në sektorin publik çdo vit Transparency International publikon Indeksin e Korrupsionit të Perceptuar. Në vitin 2018 janë vlerësuar 180 shtete në lidhje me nivelin e korrupsionet në administratën publike parë kjo nga këndvështrimi i sipërmarrësve dhe personave të përfshirë në biznes. Vlerësimi bëhet me vlerësim numerik nga 0 në 100. Ku vlerësimi 0 është për vendet aspak të korruptuara dhe 100 është për vendet shumë të korruptuara.

Figura 1. Indeksi i Perceptuar i Korrupsionit, 2010-2018

Burimi: Transparency International, 2019

Shqipëria sipas këtij indeksi vazhdon të rendit ndër vendet e fundit. Në këto 8 vitet e fundit rankimi më i mirë që kemi pasur është ai në vend të 87 në vitin 2010 ndërkohë që rankimi më i keq ka qenë ai në vitin 2013 duke u renditur në vend të 116. Ky indeks tregon qartë që sektori publik në vend ka nivele të larta korrupsioni. Duke marrë në konsideratë edhe lidhjen e zhdrejte që ekziston ndërmjet korrupsionit dhe cilësisë së ndërtimeve, sipas studimit “Public Sector Corruption and Major Earthquakes: A Potentially Deadly Interaction” nga profesor të Florida Atlantic University, kjo sjellë për pasojë ndërtime edhe më pak cilësore si dhe dëme më të larta në rastin e tërmeteve të fuqishme.  

Në mungesë të cilësisë së ndërtimeve, do të shohim sesi ka ecur dhënia e lejeve në vend në këto vitet e fundit duke analizuar numrin e lejeve të dhëna në një vit.

Figura 2. Lejet e ndërtimit Q3 2016- Q3 2019

Burimi: INSTAT, 2019

Sipas të dhënave të INSTAT në lidhje me lejet e ndërtimit ka një rritje të numrit të lejeve të ndërtimit duke krahasuar vitin 2016 me vitin 2019. Duke krahasuar tremujorin e tretë të vitit 2019 me tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i lejeve të ndërtimit është rritur me 192.

Në momentet që ne flasim ende nuk kemi një vlerësim të cilës së ndërtimeve në vendet që janë dëmtuar nga tërmeti dhe për këtë do të duhet të presim vlerësimet nga ekspertët për të parë nëse edhe për vendin tonë vlen lidhja e zhdrejtë ndërmjet korrupsionit në sektorin publik dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmetet. Sigurisht duke shpresuar që niveli i korrupsionit të paktën këtë herë do të qëndroj larg “ndërhyrjes” për të nxjerrë rezultate e duhura mbi cilësinë e ndërtimeve të dëmtuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *