Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2017 shtesa natyrore e popullsisë është 8.637 dhe rezulton me rënie 16,5 % krahasuar me një vit më parë.
Nëse do të marrim në analizë periudhën kohore 1990-2017 për këtë tregues, viti 2017 ka vlerën më të ulët të shtesën natyrore. Ky tregues ka ecur me ritme progresive drejt rënies që pas hapje së kufijve në vend. Duke krahasur vitin 1990 me vitin 2017 ka një rënie prej 86% në shtesën natyrore
Përveç faktit që në vend ka rënie të shtesës natyrore, nga ana tjetër për fat të keq ka dhe rritje të numrit të shqiptarëve që lënë vendin duke emigruar.
Faktorët që sollan emigrim masivë kryesisht lidheshin me kushtet ekonomike, hapja e kufijve, emigrimi për kushte sigurie (vitet ’90).
Sot përsëri shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë për të njëjtat arsye. Por nëse në vitet ’90 emigrimi ishte masivë, kohët e fundit nga vendi është duke u larguar ajo pjesë e popullsisë e arsimuar/kualifikuar. Dukuri kjo që njihet ndryshe si “brain drain”.
Shembulli më konkret i kësaj dukuri në Shqipëri shpjegohet më së miri me kërkesën për azil të shqiptarëve për në vendet e Bashkimit Europian. Viti 2015 shënon dhe vitin në të cilin kërkesa për azil arrin nivel më të lartë. Rreth 55 000 shqiptarë kanë aplikuar për azil në Gjermani, ku aplikanët kryesisht kanë qenë të profesionit mjekt dhe infermier.

Në kushtet kushtet ku ka një rënie të shtesës natyrore dhe rritje të emigrimit të cilat përkthehen në nje “plakje” të popullisë në Shqipëri, pyetja që lind është “kush do e mbulojë gropën” në skemën e pensioneve?