Në një nga ato ditët kur ti e ke pushim, është i vetmi moment ku ke mundësi të ulësh të reflektosh për çdo ngjarje që të ka ndodhur gjithë javën.
Dhe më beso në një vend si ky joni, dhe me një jetë si këtë time ka shumë për të treguar. Mesatarisht në ditë, sidomos nga e hëna në të premte më duhet të takojë dhe të kem kontakt të vazhdueshëm me të paktën 30 njerëz të ndryshëm në ditë ( mesatarisht). Ah ç’të shohin sytë e ç’të dëgjojnë veshtë. Nga njëra perlë kalon në tjetrën….Dhe ajo që më bënë tmerrësisht, po tmerrësisht shumë përshtypje është shprehja që e dëgjojë në mënyrë të vazhdueshme: “Eh ti me këto parimet e tua…”
Dhe ti s’di nëse duhet të shikosh me keqardhje veten apo atë që ke përballe?
Po shpresoj që në fund të kësaj që lexoni të më ndihmoni të kuptojë nëse “jam bërë për tu ardhur keq” apo nëse ky vend “është bërë për tu ardhur keq”.
Në një vend si ky joni është tmerrësisht e pamundur, të planifikosh jetën, më sakte është e vështirë të programosh edhe ditën… Këtu tek ne njerëzit mendojnë vetëm çfarë do hanë për drekë, ku do e pinë kafen e mëngjesit, kush i ka parë “story-n” që ka 1 orë që e ka hedhur në Instagram dhe kush i ka dhënë LIKE fotos që hodhi pak minuta më përpara….ah tek kjo e fundit do ndalem pak gjatë sot…
Po lë të biem dakord si fillim që të planifikosh ditën në këtë “Kaq pak Tiranë” është ngjarje me probabilitet ZERO…
Do thuash ti pse, qysh, tek?
Po, po, çdo planifikim që ti bën duhet ti vendosësh një marzh gabimi me 40 minuta.
E di, e di është tmerrësisht shumë, sidomos në një epokë ku koha është aseti më i vyere.
Do thuash ti po çne kështu? Dhe si një shoqëri që e gjejmë gabimin tek te tjerët dhe ti që po lexon je duke menduar: “Blerina shiko se fakti që ti s’di të programosh jetën, nuk e bën Tiranën një vend jo të mirë për të jetuar”…
Por jo, nuk jam unë, nuk je as ti që ndan të njëjtin hall me mua, që kë ngecur si unë në të njëjtin hall, në të njëjtën shoqëri….
Del nga zyra me synimin që do shkosh në destinacion për 15 min ( me shpresën se nuk ka trafik)..po c’të shikosh, aty afër tek i ashtuquajturi “stadium me kulle” apo “kulla me stadium” shikon që një “rul” për kokërr të qejfit të ka bllokuar rrugën dhe ky “Loni” ( shprehje e huazuar) se ka ndër mend të lëvize nga aty.
Na lini të jetojmë aman…
Del të shikoj ç’të kishte ngjarë valle….Shikoj në horizont 10 veta në “shesh të mejdanit” nga të cilët njëri i jepte Rul-it, tjetri kishte marr një lopatë, dhe 8 të tjerët po bënin foto….Po bënin foto…Tmerr… Pse vallë pse? Ndërkohë që të 10 paguhen, por vetëm 2 punojnë…
Pastaj, më kaloi një deja vu para syve: “Blerina, kujdes kur të mbaroj aktiviteti duhet që foto të dalin sa më mirë dhe sa më bukur, se duhet t’jua mbushim mendjen atyre në foto për punën që po bëjmë”….
U bë një kohë e gjatë që procesi më i rëndësishëm në jetë është të bërit foto.
Sytë e mi që zmadhohen nga habia….Dhe truri im që s’pushoi një herë së bëri monolog me veten po më thotë “Po njerëzit që do marrin pjesë aty dhe do shikojnë gjithë teatrin, ata që e kanë përjetuar ngjarjen ata si do i gënjesh? Atyre si do jua mbushësh mendjen që aty janë kënaqur, që kanë ngrënë, që kanë bërë qejf që nuk kanë mësuar asnjë gjë… dhe mbi të gjitha që do vijnë herën tjetër përsëri?”
Hë me thuaj ti, ti që po lexon po atyre si do jua bësh?
Pritja ishte aq e gjate saqë mu dukë fiks si pritja tek “ Duke pritur Godon”. Ja dhe ku të del programimi i jetës nga ajo që kishe parashikuar, dhe ti shkon në destinacion me vonesë pothuajse gjithmonë.
Truri im “punëtor” filloi të ngrinte pyetje të tipit:
– Po në Londër që është një qytet me 8,787,892 banorë, si ja bëjnë me trafikun?
– Ose, ose po në Kinë, meqenëse kam vizituar Shangain si ja bënin gjithë ai qytet me aq shumë njerëz dhe aq shumë makina të mos këtë probleme me trafikun që kemi ne.
Dhe boria e makinës pas mejë më ktheu në realitetin e shoqërie, ku në këtë rast të vjen keq për veten.
Por, do doja të fokusohesha pak tek kjo puna e të paguarit 10 veta, dhe vetëm 2 prej tyre punojnë.
Kudo, po kudo ndodh kjo si ngjarje në këtë “Kaq pak Tiranë”
Një tjetër jetë jetojnë njerëzit në realitet dhe një tjetër jetë jetojnë njerëzit në rrjetet sociale dhe një tjetër jetë ndodhë në “raportet ditore të punëve”.
Në rrjetet sociale, duket sikur ky populli jonë po këputet nga punët, në realitet punon vetëm ai që ka lopatën në dore dhe ai që i jep Rul-it. Ndërsa në raporte dhe emaile, ohh miq aty, aty ndodhin Perlaaaaa. Aty të gjithë dashurojnë njëri-tjetrit, aty të gjithë janë për frymën e grupit, aty të gjithë duan një Shqipëri të bukur si e donte Konica, aty gjendet Shqipëria që supozohet se duhet të ishte në realitet.
Por jo, ajo është vetëm Shqipëria e letrave.
Dhe ti që ke vendosur të marrësh ditën e punës OFF sot, se truri nuk e përballon dot..
Nuk po flas këtu për të mos përballuarit të lodhjes, se “jemi kocke e forte ne për tu lodhur nga puna”, por nuk përballon dot këtë realitetin e shëmtuar të njerëzve që bëjnë sikur, të shoqërisë që bën vetëm foto, të njerëzve që s’kanë parime, të njerëzve që janë bërë për tu ardhur keq….Më saktë të këtij vendi që është bërë për tu ardhur keq.
Do e mbyll me një shprehje që e lexova dje në vëllim I të librit “Të Mjetët” të Viktorë Hyko ( i përshtatur)
“Për sa kohë do ketë mbi tokë padije dhe mjerim, libra (shkrime) si ky do jenë të panevojshëm”
Eh tani kthehuni tek realiteti me të cilin jeni mësuar të jetoni…