Në një shoqëri “ku bëhet sikur…”

Edhe sot një tjetër ditë më shumë në një vend ku bëhet sikur…
He Blerina bëj sikur je e interesuar, bëj sikur të vjen keq, bëj sikur po e bën këtë punë, bëj sikur ke ndjenja, bëj sikur lexon, bëj sikur e ke mendjen, bëj sikur je e interesuar për personin që ka një ore që qan hallet përballe teje dhe ka nevoje për vëmendje, bëj sikur do, bëj sikur të duan, bëj sikur…
Në një shoqëri ku çdo gjë që “gatuhet” është një lloj “brumi” ku fusin duart 100 njerëz me duart të palara dhe hedhin ujë e hedhin miell në mënyre të vazhdueshme.
Dhe ca na mbetet në fund?
Të ham një “buke” të djegur kur një Zot e di nëse stomaku jonë ka mjaftueshëm fuqi të luftojne “mikrobet” e marra gjate gjithë procesit.

Në një shoqëri ku njerzit që shesin kjoskave për një copë buke arrestohen me iden se po shkaktojne “evazion fiskal”, dhe disa të tjerë lihen të lirë dhe dënohen me “shërbim në komunitet”, une e quaj një shoqëri ku “njerzit bëjnë sikur”.
Dhe ca vlere të shtuar do të të sjellë ty, do me sjellë mua, do i sjellë këtij vendi të bërit sikur?
Fluska?!
Një tjetër krizë në shoqërin tonë. Jo, nuk eshte krizë financiare, as krizë borxhesh si ajo e 2008 po është krizë “njerëzish”.
Krizë për të gjetur njerëz që nuk bëjnë sikur.
Për të takuar njerëz që kur flet të kuptojnë filozofinë dhe ty (që nuk bën dot sikur) të mos të duket sikur ke ardhur nga një planet tjetër dhe sikur flet një gjuhë, fjalori i së cilës nuk është shpikur ende.

Për të njohur njerëz që kur ti flet, instiktivisht kupton që ti ndihesh njësoj, që do të kuptosh, që do të bësh gjëra ndryshe, që nuk do të postosh një selfie në social media me 75 filtra vetëm për 100 like më shumë (ndërkohë që hera e fundit që je larë ka qenë para dy javësh se ske pasur ujë në shtëpi).
Për të kuptuar që në planetin tokë, në lagjen tënde, në rrugë ka njerëz që kanë një llampë tek koka, për ti bërë gjërat ndryshe, për të dhënë vlerë të shtuar në gjëra, për të mësuar njerëz, për të diskutuar me qëllimin për një debat kostruktiv (dhe jo për të kundërshtuar vetëm se e tha Filani dhe ti Filanin e urren).

Në mënyre të tillë që nesër, ti të mos ankohesh që po rrit një brez dembelash, një brezë njerzish që nuk e duan dijen, një brezë të të rinjve që nuk duan të punojnë, një brezë që nuk degjon, një brezë që sdo ketë mundësi të kontribuojë në sigurimet, fond nga i cili do paguhet pensioni jonë pas 35 vitesh.
Hajde të gjithë së bashku të zgjedhojme foljen “bëj”:
Unë bëj sikur degjoj
Ti bën sikur shpjegon
Ai/ajo bënë sikur kupton
Ne bejm sikur punojmë
Ju bëni sikur na paguani
Ata/ato bejn sikur vlerësojnë

Pa më thuaj pak ti çfarë kë berë “sikur ke berë sot…”
Une bëra sikur shkrujta, e ti po bën sikur po lexon….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *