Statistika/ Borxhi Publik
November 13, 2019
Indeksi Global i Inovacionit
November 13, 2019
Show all

Ne kaq pak “Tale”…

Ne nje vend si ky joni eshte e veshtire te dalesh jashte Tirane dhe te mos kthehesh per te treguar “nje histori”. Nje histori nga ato qe te ben te reflektosh,nje histori nga ato qe ne fund te dites ose ne fund te fundjaves ti mendon: “A ndodh kjo ne KAQ PAK SHQIPERI, valle?”

Keto ditet e nxeta te veres jane super ideale kur behet fjale per te shkruajtur, ke ngjarje nga me absurdet tek me normalet per te treguar.

Per tju kthyer arsyes se pse mora mundimin te shkruaj keto rreshta. Fundjava qe kaloi per ju ndoshta mund te kene qene 2 dite normale plazhi ne jug, per dike tjeter 5 ore pritje ne 2 km rruga gjate kthimit ne Tirane, per dike nje fundjave e qete ne veri te shqiperis, per dike tjeter nje udhetim i bukur per ne Bora Bora etj.
Per mua ishin 2 dite ne te ashtuquajturin plazhin e Tales ne Lezhe. Bej paranteze qe shqiperine e veriut e njoh pak per te mos thene aspak.

Perla nga me te shumtat ne vetem 48 ore qendrimi. Per ju qe nuk e dini, Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 3 kilometër me një gjerësi rëre që shkon nga 100-në 150 metër. Ai ndodhet vetëm 7 km larg rrugës nacionale Laç – Lezhë. Duhen vetem 20 minuta me makine, per te arritur nga Tale ne plazhin e Shengjinit.
Vitin e kaluar ne kete plazh supozohet se ka pasur shume turiste te huaj si: spanja, kosova, etj.

Fatmiresisht nuk kishte shume ndertesa/ kulla ose pallate, te jepte pershtypjen e nje vendi ku njerzit nuk kishin “futur duart akoma”. Kishte vend pa fund, ku cdo person qe kishte deshire te vendoste cadren e tij te plazhit ne hapsira te caktuara per te bere plazh. Me kujtoi Durresin ne vitin 1992 ku vija bregdetare ishte e mbushur vetem pisha dhe rere te dendur. Ose, ose me kujtoj plazhin e Semanit ne vitet ‘94 ku mezi gjeje 4 shufra per te krijuar nje cader per 8 ore qendrimi ne plazh.

Cdo gje aty me kthente ne shqiperin e viteve ‘90. Me dukej sikur “demokracia” aty kishte vetem 1 vit qe kishte ardhur. Vendi ishte ende i parregulluar nga konkurenca, bizneset ishin pothuajse ende ne te njejtin stad/ nivel zhvillimi. Mos me pyesni per rrugen ju lutem se pluhuri fluturonte ne qiell nga fakti se rruget ishin te parregulluara dhe ato 15 min nga rruga kryesore deri ne bregdete te jepnin pershtypjen e udhetimit ne nje qytet ne Afrike. Nderkohe qe e vetmja tabel qe lexuam rruges ishte “Shenkoll”, diku e kam pare kete tabele…
Ti qe po lexon me shume te drejte mund te thuash “Bota me keto ngjarje ben filma…”

Ah moj Shqiperi….

Ne kerkim te ushqimit, u ulem ne restornatin e pare qe na pane syt.
Hodha syte verdall per te analizuar me syrin kritik se nga cfare rrethoheshim. Lokali ishte full me shqiptare, me shpresen se mos shikoja ndonje turist te huaj, ndonje turist qe nuk hante “speca te pjekura ne zjarr” por jo nuk gjeta dot nje te tille.

Vjen kamarieri dhe pa nisur porosin me thote “ me vjen keq po kemi vetem krudo ne ketu”
Hodha syt pas tij dhe pash nje sere ku supozohej qe ishin mbjelle perime dhe me shume gjasa nese nuk ishin produkte bio do ishin organike te pakten. Por pritshmerit e mia mesa duket ishin shume te larta, ilaci per te rritur perimet artificialisht kishte mberritur me heret por sjam e sigurt nese erdhi nga e njejta rruge qe erdha une? Se duhet te jete lodhur, besoj…?!
Vijen bregdetare mund ta vezhgoje te gjithen vetem me nje levizje 45 • te kokes dhe te vendosje se ku do uleshe per kafen e pasdites.
Por pavaresisht se ku, e sigurt qe te gjitha kishin tek dera hyrese e tualetit “Lejohet te perdoret vetem nga klientet e lokalit”. Po ata klientet e tjere, ku…?

Ah moj shqiperi, qe po mban ere…

Ne kerkim te turisteve te huaj, midis tyre gjeta nje mikun time nga Kina qe rastesisht ishte nje cader pas cadres sime dhe qe rastesisht kishte gjetur kete vend per te bere plazh…
Ehhh ne “kafen e fundit” ne Tale, degjoja diskutimin konstruktiv te disa turisteve nga maqedonia me kamerierin e nje lokali qe supozohet qe do ishte lokal “amerikan”

-Coffee? – pyeti turisti
-Ca? – kthehet kamarieri
-Coffeee, coffee, do you have?- pyeti turisti serisht
-Ahh, yeah yeah, -pergjigjet kamarieri
-How much? Kako(1)? – pyet turisti
-Aha dy, dva(2), coffee? – kthehet kamarieri
-ok две (dve) coffee- porosisin turistet

Nderkohe qe gjate komunikimit shikoja duart qe leviznin per tu kuptuar midis paleve, pasi tre gjuhe : shqip, anglisht dhe maqedonisht ishin te pa mjaftueshem per komunikim.
The eyes chicho, they never lies…

(1) kako – do te thote “sa?” ne maqedonisht
(2) dva – dy (perkthim nga maqedonisht)

Por ne memorie do me ngelet gjate pervec “lejohet perdorimi vetem nga klientet e lokalit”, edhe yjet… ai qytet flinte shume heret, ora 12:00 i gjente te gjithe ne gjume. Dhe nje qytet turistik qe fle heret eshte nje qytet qe gjasat qe te gjeneroj shume te ardhura jane te pakta. Nje qytet turistik qe fle heret eshte “nje qytet gjysem i vdekur” ashtu si shpresat qe rriten ne kete vend…

Dritat fiken, dhe kendonin vetem gjinkallat dhe punonin vetem “mushkonjat” ne ate ore te heret te mengjesit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *