Indeksi Global i Inovacionit

Ne kaq pak “Tale”…
November 13, 2019
Shqipëria po “plaket”
November 13, 2019
Show all

Indeksi Global i Inovacionit

Indeksi Global i Inovacionit është një, raport i përgatitur nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Cornell SC Johnson College of Bussines dhe INSEAD (Shkolla Botërore për Biznesin). Indeksi Global i Inovacionit jep të dhëna numerike në lidhje me ecurine e inovacionit në rreth 126 vende. Ky indeks përbëhet nga 80 indikatore të cilët sigurojnë një vision të plotë të inovacionit duke përfshirë këtu edukimin, ekosistemin e politikave në lidhje me inovacionin, infrastrukturën dhe business sophistication.
Thënë kjo, tabela më sipër tregon ecurin e këtij indeksi për vendet si Shqipëria, Itali, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia.


Dy vitet e fundit Shqipëria ka fituar 10 vende, duke kaluar nga renditja në vend të 93 në vitin 2017 në vend të 83 në vitin 2018. Por pavarësisht kësaj, Shqipëria vazhdon të mbetet si një nga dy vendet në rajon që ka performancën më të ulët për këtë indeks, pasi në vitin 2018 Italia renditet në vend të 31, Greqia në vend të 42, Mali i Zi në vend të 52, duke lënë pas vetëm Maqedonin e cila renditet në vend të 84.
Por a do të thotë kjo që Shqipëria vitin e fundit ka “prodhura më shumë inovacion”? Sigurisht që jo. Duke njohur së fundmi shumë institucione që supozohet se duhet të prodhojnë inovacion si dhe institucione të edukimit që supozohet se duhet të prodhojnë kërkim shkencorë në kuadër të inovacionit, them me bindje se ka ende shumë për tu bërë në praktike në emër të “inovacionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *