Mos na ushqeni me “shpresa të vdekura”

Finlanda konsiderohet si vendi me nivelin më të lartë të lumturisë sipas Raportiti të Lumturisë për viti 2019, Shqipëria sipas këtij treguesi renditet e 107. Ndërkohe sa i përketë rankimit të vendeve në lidhje me nxitjen e ekosistemit të startup-eve, vendin e parë në renditje e mban SHBA, në këtë rankim Shqipëria as që figuron gjëkundi.

Në disa indekse jemi të fundit në disa indekse nuk figurojmë fare. Pyetja është ku jemi të parët?

Kam bindje të plotë se diku ne rankohemi të parët.

Pastaj kujtohem që ne rankohemi të parët si vendin që jep dhe rritë “shpresa të vdekura”.

Ne jemi mësuar në mënyrë të vazhdueshme të na ushqejnë me “shpresa të vdekura”. Ne jo vetëm i ham këto si shpresa të vërteta por më e bukur akoma është se jua tregojme edhe të tjerve si “shpresë”.

Ju japim edhe të tjerve shpresat që na kanë dhënë. Eh, çfarë shprese mund të “mbiell” një njeri që është ushqyer vetëm me “shpresë të vdekur”? Shpresë të vdekur…

Lere pastaj se njihemi edhe si vendi i “besës”, vend i “fjalës”. Por edhe këto fjalë të dhëna vdesin përpara sesa të jepen.

Më thoni që ju ka ndodhur edhe ju…Ulesh me dikë për të bërë bisedë pune dhe në fund të thotë “ çke ti se e rregullojë unë mos e vri mendjen…”. Që në sy ti e di që po gënjenë, qe ne sy ti e kupton që dikush po mundohet të të ushqejë me “shpresë të vdekur”..

Takon një mike për të folur për ide, dëshira dhe plane të tuat për të ardhmen, ndërkohë që syt të shkëlqejnë nga pasioni dhe vullneti për të ndyshuar “botën”. Të thotë: “Çke ti se do të të ndihmojë unë, do flas me atë tipin që e ka shumë gjëra në dorë…” që në zë ti e kupton që po të ushqen me “shpresë të vdekur”.

Takon një kolege dhe i thua: “Kam frikë se kjo nuk nuk do të funksionojë…” dhe një gënjeshtër e madhe të përplaset në fytyre “Çke ti të mbarojë këtë që nisa, se do gjejmë diçka tjetër..” dhe ti vazhdon e sillesh sikur “ke ngrën dhe ke përtypur” shpresë e vdekur të radhës.

Por nuk çuditem, se njerzit ndonjë herë më duket sikur kanë dëshirë të dëgjojnë gënjeshta se janë më të bukura. Por jo une..

Ne nuk jemi mësur që si përgjigje të marrim një “Jo”. Edhe kur e dimë që pas pyetjes fshehet një “jo”, ne shtrydhim çdo mendim tonin vetëm për të gjetur një skutë, atje large me shpresën e vdekur se mund të gjejmë diku një “Po”. Një “po” të vdekur.

Ne na pëlqen kur na gënjejn, ne na pëlqen kur na japim për të përtypur “shpresë të vdekur”.

Sdua ti futem shifrave, por smë lë rehat “dashuria” për numrat. Nuk rri dot pa përmendur shpresen më të madhe të vdekur që: ata 60% e të rinjve që ishin shprehur se janë të gatshëm të largohen nga Shqipëri, “një ditë do të kthehen për të ndryshuar shqiperinë”. Aman me lini te qesh këtu, se kjo është një shpres që ka vdekur me kohe dhe që i janë dekompzuat edhe kockat.

Une nuk kam dhënë shpresa të vdekura dhe mendova që sdo me jepnin të tilla. Këtu me vjen në mendje shprehja “fakti që ti nuk e ha luanin, nuk do të thotë që luani nuk do të hajë ty”.

Këtë e shkruajta jo se kam ndonjë shpresë se çdokush që do lexoj këto rreshta nuk do jap më “shpresa të vdekura” por i shkruajta vetëm për të kuptuar sesa të tjerë aty jashtë kanë tentuar ti “ngopin” me shpresa të vdekura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *