Ky nuk është një shkrim për protestën…

Turistët nga Kosova, “protestë” për taksën e Rrugës së Kombit
July 13, 2018
Mos na ushqeni me “shpresa të vdekura”
October 27, 2019
Show all

Ky nuk është një shkrim për protestën…

Në këto ditë të ftohta dhjetori disa shkruajnë letra për festa, disa shkruajnë letra për “Babagjyshin” duke qënë se ku i fundit është e vetmja gjë tek e cila ka ngelur për të pasur besim. Disa të tjerë reflektojnë dhe duan të shkruajnë çfarë nuk kanë shkruajtur gjata gjithë këtij viti.

E nën reflektim kupton që shkrimi i fundit ishte ai për turistët nga Kosova, 6 gusht 2018. Shkrim të cilin nuk mbeti portal pa i ndryshuar titullin, përmbajtjen dhe secili e solli në bazë të ngjyrave politike që ju interesonte, përfshi këtu edhe heqjen e shifrave…

Mendova se është koha për të shkruajtur diçka tjetër, por temën e protestës e lashë mënjanë se nuk ngeli njeri pa folur për të, folen edhe ata që nuk kishin qënë në protestë, folën edhe ata që kishin qënë edhe në “protestën e dhjetorit të parë”, folën edhe ata që kishin qënë në protestë sepse “ora e mësimit” ishte shumë e mërzitshme, por jo une. Dhe sigurisht që as tani nuk kam për të folur, jo se më mungon dëshira por se folën kaq shumë saqë zëri im do jetë një pikë ujë në oqean pra nuk ja vlen as koha e reflektimit.

Me keqardhje them se as për çështjen “Astiri” nuk flas dot, jo sepse une nuk jam “astiras” por sepse nga frika mos keqinformoj (gjë për të cilën asnjë portal këtu tek ne nuk e kalon si mendim përpara sesa të publikoj), shpresoj shumë që të dal dikush e ta flas siç duhet për këtë çështje…

Do flas për të rinjtë e “nënës” shqipëri meqënse është një target grup me të cilët kohet e fundit kam shumë të bëj. Ose ose ndoshta se thellë- thellë ende e ndjej veten të tillë, e keni parasysh ju shpresa është ajo që ende na mban gjallë.

Po çfarë t’ju them, në një nga ato mëngjeset e vona të të djelave kur djelli “lind” në orën 12:00 dhe kur ti zgjohesh me dëshirën “për të ndryshuar botën” por si fillim kalon në një nga kafet e Tiranës për të pirë kafen e mëngjesit dhe pastaj me “shpat” në dorë për të ndryshuar botën…

Ulesh në kafe, pasi ke pritur 30 min në radhë (me vetëshërbim) që pret të japësh porosinë, pasi banakiera ishte duke u marr me një QR CODE të një klienti, i cili mesa duket kishte fituar nje kafe falas. Zonjusha e banakut nuk po dinte nga cila anë të kapte telefonin, as ate QR code spo e merrte vesh dhe ndërkohe unë, një italian dhe një tjetër kinez po prisnim në radhe në një nga kafet e klasës punëtore në Tiranës.

Ngriti sytë zonjusha e banakut dhe më drejtohet duke më dhënë telefonin….

“Me falni zonjë por nuk funksionon QR CODE”

Hmmmm, degjo: E para telefoni nuk është i imi dhe unë nuk jam një zonjë (por kjo e dyta është një cështje që hap debat kështu që e anashkalojmë si bisedë) dhe e fundit mund të kalojë une të jap porosinë time ndërkohë që ju mund të deklaroni si të humbur një telefon tek “Njerëz të humbur”…

Dhe pas kësaj e keni prasysh ju, iken dëshira për të “shpëtuar botën”.

Ulem në cepin e preferuar, me pamje frymëzuese ku ti mund të incentivohesh nga njerzit që vrapojne për të takuar dikë, disa të tjerë të buzëqesh e të lumtur (fiks ashtu siç më pëlqejnë mua) dhe thua:

“Voila, kjo është ajo që doja në mënyrë të tillë që të reflektoja”

Pas meje ishin ulur 10 të rinjë, nga pamja mund të kishin 13-16 vjeç, të lumtur që kishin marr pushimet e gjata të festave të fundvitit dhe që kishin pothuajse 2 javë pushime, thellë- thellë i kisha zili, ata të punës time më dhanë vetëm 5 ditë pushime ( por nuk qahem, ka edhe më keq).

Po mundohesha të fokusohesha në letrën që kisha marr me vete dhe të sistemoja mendimet por jo nuk ishte dita…

Ulerimat pas shpinës sime ishin:

– Ca ka ai tipi atje në fund që më shikon aq çuditshëm se ja çava ballin,- tha një 13 vjeçare që nuk e di nëse prindërit e saj ndihen krenar kur dëgjojnë vajzën e tyre të flasi me një ton që po bezdiste 80% të personave në lokal dhe me një fjalor që as 30 vjeçarët e moshës sime të gjinisë mashkullore nuk e përdorin në ndonjë nga ato bisedat “me naçut”.

– Uroj të nis ndonjë furtune e madhe nga fillimi i Janarit,- tha një djalë tjetër 13 vjeçar- në mënyrë të tillë që Ministria e Arsimit, Arsimit dhe Sportit te deklaroje situate emergjence që të bejmë 3 javë pushime… ëee e çuditshme tashme jo vetëm bujqësia është në duart e kushteve  atmosferike, por edhe “arsimi”.

Në fund, pasi nuk lanë zysh, drejtor, prindër, motra e vëllezër pa sharë  ky brezi i “mijëvjeçarit”, gjatë kohës që po largoheshin, 13 vjeçarja ngrihet e thotë “Prit se skemi bërë nje foto të gjithë, se skam një selfie me ju…”

Weee më në fund qetësi, e ndërkohë që e nisa shkrimin për diçka tjetër përfunduva duke shkruajtur diçka tjetër.

Sipas Instat, të rinjtë e target grupit 10-25 vjeç për vitin 2011 shpenzojnë në ditë mesatarisht 2 ore e 41 min për të mësuar/ studiuar. Ndërkohë që I njëjti target grup për të njëjtën periudh kohore për “TV dhe video” shpenzojnë rreth 2 orë në ditë, po mbaj shpresën që kjo “video” të jetë të paktën ndonjë tutorial për online learning.

Po ju sjellë disa statistika në vemendje të cilat kanë lidhje me arsimin e mesëm e të lartë në Shqipëri. Për vitin akademik 2017-2018, ka një rritje të pjesëmarrjes në arsimin e mesëm më 0.8 pikë përqind krahasur me një vit akademik me përpara. Ndërsa për të njëjtin vit, për arsimin e lartë ka një rënie me 7.3 % të pjesëmarrjes së studentëve në arsimin e lartë. Thënë kjo, specifikojë që 25 mijë student shqiptarë në vitin akademik 2016-2017 kanë zgjedhur të studiojnë në vende të ndryshme të botës.

Ndërkohë që një person në Shqipëri për vitin 2012 sipas Anketës së Matjes së Nivelit të Jetesës, shpënzon 3.4% për arsim krahasuar me konsumin total.

Pastaj, pasi pashë mirë shifrat mendova një i ri i cili shpenzon  rreth 3 ore në ditë për të studiuar, që shpenzon 2 ore për TV dhe video ka gjasa që sjellja e tij në përditshmëri do të jetë si ajo skena e kafes që përmenda më sipër.

Por tani që po e mendoj, ndoshta mund ti shtohem edhe unë atyre 25 000 të rinjve për të ikur nga Shqipëria por jam në dilemë të nisem nga Durrësi apo nga Aeroporti i Tiranës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *