Rritja e TVSH-së, qeveria mbush “gropat” në buxhet.

Tatim dhe taksë quhet çdo pagesë e detyrueshme me ligj, që bëjnë në favor të buxhetit të shtetit, personat fizik e juridik të një vendi, në bazë të të ardhurave ose të pasurisë që ata kanë, të konsumit të mallrave e të shërbimeve që përfitojnë.

Tatim dhe taksë përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në shumicën e rasteve termat “tatim” dhe “taksë” përdoren me të njëjtin kuptim, megjithëse tatimet paguhen më tepër në bazë të të ardhurave ose fitimeve që realizohen dhe mallrave që konsumohen, kurse taksat paguhen për shërbimet e ndryshme që autoritetet shtetërore u bëjnë qytetarëve të tyre.

E ndërkohë që tema me e diskutuar ditët e sotme është politika fiskale si dhe diskutimi mbi taksat, pyetja që lind natyrshëm është: Sa të ardhura mbledh Ministria e Financave nga njëra prej taksave më të diskutuara e cila është Taksa mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)?

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria ka nivelin më të lartë të peshës që zënë të ardhurat nga TVSH-ja në raport me Produktin e Brendshëm Bruto. Bazuar edhe në grafikun më sipër, për periudhën kohore 2010-2015, segementi i peshës që zë TVSH-ja në raport me produktin e Brendshëm bruto varjon nga 8.3% në 9.2%. Ku në këto 5 vite, nivelin më të lartë e ka arritur në vitin 2010.

Po në krahasim me vendet e rajonit, cila është pesha e TVSH-së? Për një krahasim më specifikë janë marrë në analizë Italia dhe Greqia, duke u përqendruar tek të ardhurat që arrin të mbledhë secili prej vendeve nga taksa mbi vlerën e shtuar në raport me Produktin e Brendshëm Bruto.

Për Shqipërinë, në vitin 2015 të ardhurat që vijnë nga TVSH-ja në raport me Produktin e Brendshëm bruto janë 8.8%. Ndërsa i njëjti tregues, në vitin 2015 për Greqinë është 5.5% ndërsa për Italinë është 5.6%.

Për sa më sipër, pesha e lartë që ka TVSH-ja nga të ardhurat që mblidhen, tregon qartë se pse Institucionet përgjegjëse “preferojnë” të ndryshojnë këtë takes dhe jo një takes tjetër.

Duke ju referuar edhe ndryshimit që Ministria e Financave ka bërë së fundmi, i  cili i referohet shtrirjes së TVSH-së në vlerën 20% edhe për bizneset e vogla, tregon qartë se qeveria ka nevojë të mbushë “gropat” që ka buxheti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *